Debatoi me prindërit se lëvizi makinën pa leje, 13-vjeçari i jep fund jetës me një armë zjarri pistoletë “TT”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fitore të Njësisë Administrative Novoselë të Vlorësç pasditen e sotme.
Trupi i 13-vjeçarit, i identifikuar si Merdjan Aliaj, është gjetur nga babai i tij, me një plagë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit, pranë një godine pak metra larg shtëpisë e cila përdorej nga familja e tij si stan për bagëtitë. Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Vlorës por ka qenë e pamundur që i mituri të shpëtohej.
Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se 13-vjeçari kishte debatuar me prindërit se kishte lëvizur automjetin pa lejen e tyre. Merdjan Aliaj është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar te stani ku edhe ka qëlluar veten me pistoletë.
Nuk dihet se ku e gjeti armën i mituri me të cilën kreu edhe aktin e vetëflijimit, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 10.09.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetvrarë aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M.A., 13 vjeç.
Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ku dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


