Policia australiane ka vënë në pranga në ambientet e spitalit Petrit Lekajn pas vrasjes të vajzës së tij Sabrina Lekaj.
Petrit Lekaj është shqiptari që jeton familjarisht në Australi i cili pak ditë më parë tronditi opinion publik pasi vrau vajzën e tij sepse kishte shkuar në një festë pa lejen e tij.
Sipas mediave të huaja, dyshohet se 49 vjeçari Petrit Lekaj e ka vrarë vajzën Sabrina Lekajn dhe e ka lënë në sendiljen e pasagjerëve, në makinën e familjes.
Mendohet se ata kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe 49 vjeçari ishte i plagosur në stomak.
Shoqet e 20-vjeçares thanë për mediat australiane se Sabrina kishte shprehur shqetësim se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën duke festuar me to.
Mësohet se vajza vazhdonte studimet për mjekësi dhe ishte dhe një pianiste e talentuar.


