• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRAU BURRIN NË BASHKËPUNIM ME 6 FËMIJËT E ADOPTUAR/ Arrestohet deputetja braziliane
Home
Jetë

VRAU BURRIN NË BASHKËPUNIM ME 6 FËMIJËT E ADOPTUAR/ Arrestohet deputetja braziliane

14 August, 2021 s.autor Jetë

Flordelis dos Santos de Souza, një ish -kongresiste braziliane e akuzuar për vrasjen e burrit të saj në qershor 2019, u arrestua mbrëmjen e së premtes pasi iu hoq imuniteti parlamentar.

Ajo është akuzuar se ka vrarë bashkëshortin e saj Anderson do Carmo, me ndihmën e disa prej fëmijëve të adoptuar. Mbi jetën e tij ishte realizuar një dokumentar, në vitin 2009, ku ai përshkruante të shoqen si një model për t’u marrë për shembull pasi kishin sjellë në shtëpi dhjetëra fëmijë dhe adoleshentë të braktisur, të pastrehë apo në arrati nga familje të dhunshme.

Ajo gëzonte madje dhe respektin e trafikantëve të drogës dhe banorëve të tjerë për shkak të punës së saj humanitare në ndihmë të të rinjve që kishin probleme me drogën dhe botën e krimit – njihej si mama Flora.

Polemikat në vend kanë të bëjnë dhe me faktin se si është lejuar ajo të adoptojë 55 fëmijë, dhe pse nga hetimet ka dalë në pah se me disa prej tyre ajo kishte marrëdhënie intime. Deri një ditë më parë ajo ishte deputete e partisë socialdemokrate, e pesta më e votuara në Rio.

Sipas hetuesve 60 vjeçarja kishte kohë që donte të vriste bashkëshortin e saj me arsenik  madje kishte tentuar ta vriste 6 herë. Por vetëm në 16 qershor të 2019-ës  realizoi planin e saj, Anderson u qëllua me 30 plumba në garazhin e shtëpisë ku jetonin. Arsyeja ishte thjesht financiare.

Në fjalën e saj të fundit në parlament, duke u mbrojtur nga akuzat, ish deputetja kërkoi që të gjykohej nga populli: Njerëzit më kanë sjellë këtu. E di që jam e pafajshme dhe do e dëshmoj. Dua të gjykohem nga njerëzit,” përfundoi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË KA NDODHUR? Sindi e "Për’puthen", akuzohet se po mashtron për jetën private
Previous article SHPËRNDANIN KOKAINË NË DHËRMI/ Arrestohen 3 persona

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT