• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJET NË KOSOVË/ Si erdhi deri te masakra, cili ishte motivi. Detaje të ngjarjes që tronditi opinionin (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJET NË KOSOVË/ Si erdhi deri te masakra, cili ishte motivi. Detaje të ngjarjes që tronditi opinionin (VIDEO)

6 September, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Dita e djeshme për banorët e lagjes “Mati 1” në kryeqytet ishte e kobshme. Ata u tmerruan nga ajo çka panë. Dy familje në atë lagje vendosën që me anë të armëve t’i zgjidhin problemet e tyre personale.

Familjet Rafuna dhe Mehmeti janë bashkëpronare të ndërtesës në Prishtinë dhe për të cilën kanë pasur konflikte, çka solli edhe masakrën me dy të vdekur dhe dy të plagosur. Së fundmi, Zyra e Kadastrës në Komunën e Prishtinës kishte bërë edhe ndarjen e hapësirave që u takon secilës prej familjeve, por mesa duket konflikti midis tyre nuk ishte shuar.

Dy anëtarët e familjeve fillimisht janë përleshur fizikisht për shkak të vendosjes së disa blloqeve në pronën e familjes Rafuna nga familja Mehmeti, transmeton Gazeta Express.

Pas kësaj konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Para se të mbërrinte policia dhe autoambulancat në trotuaret e një ndërtese në lagjen “Mati 1” kanë qëndruar të shtrirë persona të përgjakur nga goditjet me armë zjarri.

Ndërkohë që është filmuar edhe dorasi duke e qëlluar njërin nga viktimat. Motivet e tragjedisë thuhet se kanë të bëjnë me çështje pronësore.

Një person, që është parë në pamjet amatore duke gjuajtur me armë zjarri, është arrestuar.

Arrestimin e tij e ka bërë një polic, i cili ishte jashtë detyrës në momentin kur kishte ndodhur krimi.

Në pamje shihet personi i plagosur dhe dy armë afër tij.

Mjeku kujdestar në QKUK, Avdush Bajgora, ka folur rreth gjendjes aktuale shëndetësore të dy personave të plagosur, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK.

Bajgora, specialist reanimator, tha se pacientët i janë nënshtruar operacioneve kirurgjikale, por gjendja e tyre është e rëndë.

“Ne e kemi marrë në dorë gjendjen e përgjithshme të pacientëve, të cilët momentalisht janë të shtrirë në QKUK. Pacientët i janë nënshtruar operacioneve kirurgjikale, njëri prej tyre ka pasur lëndime në kokë me armë zjarri, është intervenuar, gjendja e tij është e rëndë. Dhe tjetri ka pasur lëndime në ekstremitete, ku janë atakuar disa arterie dhe vena me rëndësi vitale. Tek këto raste gjendja është shumë e rëndë dhe momentalisht janë duke u trajtuar në mjekimin intensiv”, tha Bajgora.

Prokurori i rastit, Ilaz Beqiri, ka thënë se dyshohet se tre persona janë përfshirë në të shtënat me armë zjarri në “Mati 1”, dje në Prishtinë.

“Dy persona janë arrestuar më herët, ndërsa edhe një person i cili ka qenë i plagosur dhe ndodhet në Klinikën Emergjente, dyshohet se ka kryer vepër penale, mund të konsiderohet i arrestuar”, ka thënë Beqiri.

Më herët Bajram Krasniqi, zyrtar për media në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar se gjatë të shtënave me armë zjarri sot në lagjen “Mati 1”, një zyrtar policor ka intervenuar në arrestimin e njërit nga të dyshuarit që ka gjuajtur me armë.

Sipas Krasniqit, nuk dihet nëse i njëjti ka gjuajtur edhe me armë.

“Ka qenë kalimtar rasti, jashtë detyrës. Si kalimtar rasti ka hasur në ngjarje dhe ka intervenuar dhe njëri nga të dyshuarit, i cili ka përdorur armën e shkurtër, është arrestuar nga polici, i cili ka qenë kalimtar rasti. Nuk dihet ende nëse i njëjti ka përdorur armën”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. /GazetaExpress/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAOS NË TIRANË/ Ndërprerjet e energjisë shkaktojnë. Digjen pajisjet elektroshtëpiake, qytetarët...
Previous article "BAH, ËSHTË E SHËMTUAR"!/ Edhe ministri i Brazilit e fyen Zonjën e Parë të Francës (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT