Edhe një ministër i qeverisë braziliane tha se zonja e parë franceze Brigitte Macron wshtw “me të vërtetë e shëmtuar” të enjten, vetëm disa ditë pasi presidenti i vendit sulmoi pamjen e saj. Ministri i ekonomisë braziliane Paulo Guedes tha se ai pajtohej me komentet e presidentit Jair Bolsonaro në lidhje me pamjen e gruas së Macron.
“Presidenti e tha dhe është e vërtetë,” tha ai gjatë një forumi ekonomik. “Gruaja e tij është me të vërtetë e shëmtuar.”
Më vonë, një ndihmës tha në një deklaratë se Guedes “kërkon falje për shakanë që bëri sot gjatë një dalje publike … kur përmendi zonjën e parë franceze”.
Ai shkroi: “Tani e kuptoni pse Macron po e përndjek Bolsonaro-n” pranë fotografive të dy zonjave të para.
Presidenti francez e quajti sjelljen e Bolsonaros “jashtëzakonisht të pasjellshme” dhe presidenti brazilian e fshiu më vonë komentin e tij.
Brazili dhe Franca janë konfliktuar gjatë javëve të fundit për trajtimin e zjarreve në Amazonë, pylli më i madh në botë, i cili është thelbësor për një klimë të qëndrueshme globale.




