• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË SELENICË/ “Më përmendi DIVORCIN ME GRUAN, nuk durova”. Autori pranon krimin
Home
Breaking News

VRASJA NË SELENICË/ “Më përmendi DIVORCIN ME GRUAN, nuk durova”. Autori pranon krimin

11 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Isha në gjendje të dehur. Më përmendi divorcin me gruan dhe nuk durova dot”. Admir Delaj ka rrëfyer para Policisë arsyen e vrasjes së kreut të Njësisë Administrative Kotë, të Bashkisë Selenicë. “E vrava pas sherrit që patëm në lokal, por nuk e mbaj mend si e kam kryer”, ka deklaruar më tej 42-vjecari Delaj para grupit hetimor.

Fatmir Hodaj, Kreu i Njësisë Administrative Kotë
Fatmir Hodaj, Kreu i Njësisë Administrative Kotë

Kjo është ajo çfarë autori i vrasjes së ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Kotë ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje. Admir Delaj, 42 vjeç nga fshati Gumenicë, qëlloi me armë gjahu Fatmir Hodon, 64 vjeç, i cili ishte dhe kryetar i Njësisë Administrative Kotë, të Bashkisë së Selenicës. Delaj u arrestua rreth një orë pas ngjarjes, në banesën e tij, ndërsa fillimisht pas arrestimit ka deklaruar se grindja mes tyre ka sjellë edhe kryerjen e aktit të rëndë.

Autori është marrë sërish në pyetje nga grupi hetimor, ndërsa burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se i ka qëndruar të njëjtit version. Por, ndërkohë që vetë 42-vjeçari pretendon se arsyeja e sherrit ka qenë banale dhe për shkak të përmendjes së divorcit me gruan, mësohet se mes autorit dhe viktimës ka pasur një debat me karakter politik. Delaj, sipas dëshmitarëve të zonës, njihet si mbështetës i Partisë Socialiste, ndërsa viktima ishte kreu i Njësisë Administrative Kotë, si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Fatmir Hodaj, lokali ku ndodhi ngjarja

Burime nga Policia bëjnë me dije se Delaj i kishte kërkuar viktimës se përse fshati Gumenicë nuk ishte përfshirë në projektin në “Programin e 100 fshatrave”, çka, sipas Policisë, më pas ka sjellë edhe debatin mes Delaj dhe Fatmir Hodos. I pyetur nga Policia, Delaj ka dëshmuar se grindja ka ndodhur për disa çaste, ndërsa më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 64-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend.

NGJARJA

Rreth orës 14:55 të ditës së premte, në hyrje të një lokali në fshatin Kotë, Admir Delaj ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të 64-vjeçarit Fatmir Hodo, ndërsa ky i fundit ka humbur menjëherë jetën. Pas vrasjes, Delaj është larguar me mjetin e tij tip “Benz”, në drejtim të banesës së tij në fshatin Gumenicë dhe në momentet e fundit, kur ka tentuar të largohet, është arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës, e cila ishte vënë në ndjekje të tij, pas identifikimit si autor të ngjarjes.

Fatmir Hodaj, vendi ku ndodhi ngjarja

44- vjeçari Delaj është dërguar në ambientet e Komisariatit të Vlorës, ndërsa Policia ka nisur hetimet, por edhe në njoftimin zyrtar të saj ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit. Nga ana tjetër, është sekuestruar arma që Delaj kreu vrasjen, të cilën në momentin e krimit e kishte në automjet, por gjithashtu Policia ka sekuestruar edhe një tjetër armë gjahu pas kontrollit në banesën e 42- vjeçarit. Mësohet se Admir Delaj, rreth pesë vjet më parë, ishte kthyer nga Italia, ku kishte jetuar në shtetin prej disa vitesh.

Ndërkohë për viktimën, banorë të zonës shprehen se Hodo ishte një njeri i qetë dhe pa probleme. Prokuroria e Vlorës ka administruar në dosje dhe prova të tjera, të cilat pritet të përdoren kundër të arrestuarit Admir Delaj, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore në Gjykatën e Vlorës, për caktimin e masës së “arrestit në burg”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPEKTAKOLAR/ Magja e Ergys Kaçes: Shikoni SUPERGOLIN ndaj Olimpiakosit në derbin e Athinës (VIDEO)
Previous article DOSSIER/ “Dhe në varreza nuk ka qetësi”, shkrimtari disident i persekutuar nga regjimi komunist

F.autor

Postime të ngjashme

PËRLEDHJE ME THIKA NË ATHINË/ Plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve edhe një shqiptar Aktualitet

PËRLEDHJE ME THIKA NË ATHINË/ Plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes… Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes…

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT