• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER/ “Dhe në varreza nuk ka qetësi”, shkrimtari disident i persekutuar nga regjimi komunist
Home
Dossier

DOSSIER/ “Dhe në varreza nuk ka qetësi”, shkrimtari disident i persekutuar nga regjimi komunist

11 November, 2018 F.autor Dossier

Romani i Astrit Delvinës që u sekuestrua nga Sigurimi i Shtetit. Shkrimtari disident që u persekutua nga regjimi komunist, vuajtjet e tij në burgjet komuniste, ndarja nga familja dhe kujtimet e vajzës së tij Manila Delvina

Ishte kthyer nga Bolonja në vitin 1943, i diplomuar atje si mjek kirurg. Astrit Delvina kishte nisur ndërkohë të spikaste si shkrimtar i talentuar. Kishte bashkëpunuar me disa gazeta në gjuhën shqipe në revistën “Bleta”, ku kishte botuar një sërë sërë tregimesh, novelash, me pseudonimet Lek Copa, Astor apo edhe zoti Kaçija. Më pas, do të vijonte tek revista Kritika e A. Pipës me esenë “Shkenca dhe arti”, për të vazhduar më pas në të tjera media shqiptare me artikuj të ndryshëm.

Ishte kthyer në Shqipëri dhe ishte caktuar të punonte si ndihmësmjek në Ishëm. Pikërisht në këtë kohë, Astrit Delvina u arrestua nga Sigurimi i Shtetit, i akuzuar për agjitacion e propaganë.

Në këtë kohë, ai arriti të shkruajë nëpër birucat e burgjeve komuniste, romanin “Sykuqi”, ku tipizohet një informator i Sigurimit që përndjek intelektualët. Do të vazhdonte më tej me të tjera romane e vepra letrare me shumë vlerë, shumë prej të cilave sekuestroheshin e shkatërroheshin nga xhelatët komunistë.  E rrëfen kushëriri i tij Sherif Delvina, i cili ka mbledhur me sa ka mundur veprën e Astrit Delvinës, pas viteve 90.

Libri “Humnera e Plutonit” është i përbërë nga tri pjesë. Kur e mora unë si dorëshkrim, pjesa e tretë mungonte. Nga materialet që kam gjetur në arkivat e shtetit, në ekspertizën letraroligjore që i është bërë veprës, kam mundur ta rindërtoj pjesën e dytë.

Në atë ekspertizë që i është bërë veprës, Astrit Delvina del hapur kundër diktaturës, kundër luftës së klasave. Ky është një rast i rrallë i dokumentuar në arkivat e shtetit.

Në vitin 1951, kur Astriti hyri në burg, shkrimtarët e tjerë bënin vjersha për Stalinin, sepse ai doli hapur kundër regjimit të kohës. Veç këtyre ai ishte një njeri që spiunohej nga shumë persona”, rrëfen Sherif Delvina në një intervistë në tv Shijak.

Astrit Delivina u lirua nga burgu në vitin 1956 dhe më pas u caktua si punëtor krahu. Kalvari i vuajtjeve vazhdon me internimin në Libofshë e Levan të Myzeqesë.

Për të mbërritur në arrestimin e dytë në vitin 1969. Është pikërisht ky momenti, kur ai sapo kishte pëfunduar romanin “Dhe në varreza nuk ka qetësi”, të cilin ia sekuestroi Sigurimi i Shtetit.

Astrit Delvina u dënua me 10 vjet burg: 1967 – 1976 dhe dënimin e kreu në burgun e Spaçit. Vijoi më pas persekutimin në fshatin Shtyllas të Myzeqesë, ku punoi deri në fund si punëtor krahu, deri në maj të vitit 1990, kur u kthye në Tiranë i sëmurë rëndë.

Pak muaj më pas, vdiq në vetmi.  Qysh kur u arrestua për herë të parë, Astrit Delvina humbi edhe familjen e tij. Ai u nda nga bashkëshortja dhe vajza e tyre Manila. Pas vitit 1990, e bija Manila Delvina, ka botuar në media disa kujtime të saj për të atin.

“Kujtimet e mia për babain tim janë shumë të pakta, sepse fati e deshi që unë të mos rritesha me të. Ai u arrestua për tentativë arratisjeje dhe propagandë kundër regjimit. Kam disa kujtime nga fëmijëria. Më kujtohet kur vinte në Durrës të më merrte. Kishte dhe një dajë atje.

Ai më thoshte se, kur unë flija, babai rrinte zgjuar e më shihte. Mbaj mend pak dhe kohën kur punonte si mjek në Libofshë dhe unë kam shkuar dhe kam ndenjur atje 2-3 javë.

Këto kanë qenë kohët ku kam ndenjur më gjatë me të. Rastet e tjera kanë qenë sporadike, pasi vetë jeta na ndau.

Ai ka qenë jashtë rrethit të Durrësit, në Libofshë, pastaj në Levan, ndërsa unë ndenja në Durrës. Më ka munguar shumë.

Këtë mungesë e kam ndier sidomos në moshën e fëmijërisë” shkruan e bija Manila Delvina. Fati e desh që ajo të mos qëndronte me të atin Astrit Delvinën, pasi për shkak të persekutimit, ai u detyrua të ndahet nga bashkëshortja e nga vajza Manila.(kujto)

Përgatiti: Luljeta Progni

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NË SELENICË/ “Më përmendi DIVORCIN ME GRUAN, nuk durova”. Autori pranon krimin
Previous article E PAPRITUR/ Lider te JUVENTUSI, futbollisti BARDHEZI i lutet Allegrit të mos luajë ndaj MILANIT

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT