Një 47-vjeçar që është gjendur i plagosur në Selenicë të Vlorës, ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spital. Viktima është Nikola Ikonomi, nga Selenica. Ai është gjetur nga kalimtarët me tre plumba, një në kokë dhe dy në trup, në afërsi të shkollës së Selenicës. Kanë qenë kalimatërt e rastit që kanë çuar drejt spitalit viktimën dhe më pas është marrë nga ambulanca ku sapo ka shkuar në spital ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Pasi 47-vjeçari, Nikola Ikonomi, humbi jetën rrugës për spital si pasojë e tre plumbave të marrë, drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy grupe të repartit të RENEA-s.