• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË MEMALIAJ/ “Informatori” i policisë kishte rrahur dy herë të akuzuarit për vrasjen e tij (FOTO+DETAJET)
Home
Breaking News

VRASJA NË MEMALIAJ/ “Informatori” i policisë kishte rrahur dy herë të akuzuarit për vrasjen e tij (FOTO+DETAJET)

10 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Report Tv siguron foto dhe dokumente ekskluzive që kanë lidhje me vrasjen në fshatin Rabije të Tepelenës, ku babë e bir Hetem Muho 59-vjeç dhe djali i tij 20 vjeçar Dino Muho qëndrojnë pas hekurave për vrasjen e 43-vjeçarit, Alket Muho të njohur edhe si ‘informator’ të policisë.

 Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e 6 shtatorit, ndonëse rasti u bë publik vetëm gjatë pasdites së asaj dite.

Fotot dhe dokumentet e siguruara tregojnë se babë e bir kanë qenë të paktën dy herë të sulmuar nga Alket Muho, por në të dyja rastet babai dhe i biri kanë kërkuar ndimën e policisë. Pra, Alket Muho ka vepruar gjithmonë si i ‘ fortë’ dhe jo e kundërta.

Në foton e siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report TV duket 20-vjeçari Dino Muho, i sulmuar në datë 20 dhjetor 2015-të me sëpatë nga Alket Muho.

Për rastin e tij, i ati Hetemi ka bërë një kallëzim në polici. Nga ekspertiza e policisë shkencore rezulton se plagët e shkaktuara mund të kishin qenë fatale për të riun, por çështja është mbyllur me kaq dhe ‘informatori’ është lënë i lirë. Në këtë rast Hetemi që kishte konflikt me Alketin nuk zgjodhi të bëjë vetëgjyqësi.

Rasti i konfliktit të atëhershëm lidhet sipas Prokurorisë me shkakun e vrasjes së ndodhur javën e kaluar. Siç ka treguar atëherë Hetem Muho, konflikti me Alket Muhon kishte nisur që nga korriku i vitit 2014-të. Alketi jo vetëm i kishte prerë disa pemë brenda tokës në pronësi të Hetemit, por edhe e kishte përdorur atë si terren për të kullosur bagëtitë.

Disa ditë pas sulmit me sëpatë mbi Dinon, pra në data 3 janar 2016 Hetem Muho i është drejtuar policisë së Tepelenës edhe në një rast tjetër ku e akuzonte Alket Muhon se i kishte qëlluar me armë, bashkë me disa familjarë të tjerë.

Prokuroria e Gjirokastrës ka vendosur ta pushojë çështjen jo se nuk ka gjetur gjurmë baruti në duart e Muhos, por i ka justifikuar ato me hedhjen e fishekzjarrëve.

Në të dyja rastet del qartë se ka qenë Alket Muho ai që i ka sulmuar at e bir që tashmë qëndrojnë prapa hekurave. Këta të fundit për çdo shqetësim i janë drejtuar policisë, pavarësisht se nuk kanë gjetur kurrë drejtësi, për shkak se Muho ishte “informator” i policisë. Këto dokumente dhe prova tani hedhin dyshime për autorët e vërtetë të ngjarjes. Si ka mundësi që babë e bir për raste si sulmi me armë apo edhe goditjet me sëpatë kanë zgjedhur t’i drejtohen policisë, ndërsa dy vite pas konflikteve ata janë kthyer të bëjnë vetëgjyqësi?

Kujtojmë që dy ditë para vrasjes së Alket Muhos, policë të ardhur nga Tirana asgjësuan një parcelë me kanabis në fshatin Gllavë, ngjitur me fshatin Rabije. Sipas tregimit që ka bërë për Shqiptarja.com kunati i viktimës, kishte qënë pikërisht Alket Muho ai që kishte sinjalizuar plantacionet e kanabisit tek Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në policinë e Tiranës, pasi sipas tij policia e Tepelenës nuk kishte reaguar. Kunati i viktimës ishte i bindur që shkaku i vrasjes nuk ka qenë konflikti për pronësinë me Hetem dhe Dino Muhon, por hakmarrja nga trafikantët që kishin humbur parcelat e drogës për shkak të sinjalizimit të bërë nga ‘informatori’ Alket Muho./Burimi: Report Tv

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIGA E KOMBEVE/ Shqipëria zbret në fushë për nxehjen, tifozët mbushin shkallët e stadiumit
Previous article Luis Enrique: Modric meriton shumë çmime, por më i miri në botë është…

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person Aktualitet

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT