Mbrëmjen e djeshme u trondit qyteti i Korçës pasi në lagjen numër.7, në banesën e tij u vra Gëzim Nako, i cili sapo ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 57-vjeçari është vrarë nga disa grabitës, të cilët kishin hyrë në banesën e tij.
Viktima u gjet i pajetë në banesë nga bashkëshortja e tij, i mbuluar në gjak.
Policia ka gjetur dy gëzhoja në trupin e viktimës dhe një tjetër pranë trupit të tij. Baba i dy fëmijëve, i cili kishte jetuar prej vitesh në USA, 2 ditë më parë më parë ishte kthyer nga pushimet në Turqi.


