Mbrëmja e 4 tetorit tronditi kryeqytetin dhe jo vetëm. Në zonën më të populluar në Tiranë, atë të ish bllokut një person mbeti i vrarë dhe të tjerë u plagosën.
Veç të tjerave, ajo që bëri dhe “bujë” ishtë fakti se molla e sherrit konsiderohet të ketë qënë këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata.
Kjo e fundit, pasi i dashuri i saj, biznesmeni Ervin Mata kishte hyrë në konflikt me një nga emrat më problematic të policisë, atë të Ervis Martinaj.
Mendohet se një ngacmim i këngëtares është bërë shkak që dy grupet të përplaseshin duke derdhur kështu gjak.
Një ditë më vonë, Elvana Gjata largohet nga Shqipëria dhe ende sot nuk dihet vendodhja. Ndonëse e shpallur në kërkim policor, këngëtarja nuk duket se ka ndërmend të kthehet.
Ose të paktën kështu u duk derisa sot, një nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj Ermal Mamaqi postoi një foto ku paralajmëronte vënien në skenë të filmit “2 gisht mjaltë”, në të cilën Elvana ka rol kryesor.
Mos ndoshta këngëtarja është kthyer dhe ngjarja pritet të marrë dëshmi të reja?!
Përgatiti: AlpeNews.al




