• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E GAZETARIT/ Pritet raporti përfundimtar i SHBA-së për Jamal Khashoggi
Home
Nderkombetare

VRASJA E GAZETARIT/ Pritet raporti përfundimtar i SHBA-së për Jamal Khashoggi

20 November, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara mund të nxjerrin të martën raportin përfundimtar rreth vrasjes së gazetarit të “Washington Post-it” Jamal Khashoggi. Sipas njoftimeve Agjencia Qendrore e Zbulimit (CIA) ka dalë në përfundimin se Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman, drejtues de facto i mbretërisë, urdhëroi vrasjen e gazetarit më 2 tetor në konsullatën e Riadit në kryeqytetin turk, Ankara.

Të hënën, Mbreti saudit Salman mbajti fjalimin e tij të përvitshëm, duke thyer heshtjen e gjatë publike lidhur me vrasjen e gazetarit. Por mbreti nuk i përmendi akuzat kundër Princit të kurorës Mohammed bin Salman.

Besohet gjerësisht se vrasja u urdhërua nga princi. Jamal Khashoggi, gazetar i “Washington Post-it” dhe kritik i Princit të kurorës së Arabisë Saudite, u vra në konsullatën e Riadit në Turqi ku kishte shkuar për të marrë disa dokumente që i nevojiteshin për martesën e tij me një shtetase turke.

Jo shumë kohë pas vrasjes, princi i kurorës i minimizoi kritikat se vendi i tij nuk po bashkëpunonte me Turqinë për të zbardhur vrasjen e Jamal Kashoggit.

“Ne do t’i tregojmë botës se dy qeveritë po bashkëpunojnë për të ndëshkuar të gjithë ata që janë fajtorë dhe përgjegjës. Në fund, drejtësia do të triumfojë”, tha ai.

Javën e kaluar një prokuror saudit e përjashtoi Princin e kurorës nga çdo lidhje me krimin ndërsa kërkoi dënimin me vdekje për pesë persona si dhe njoftoi ngritjen e akuzave ndaj 11 vetëve. Sipas prokurorit saudit, 21 persona janë ndaluar në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. /Voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORMACIONET ZYRTARE/ Surpriza në mbrojtje, Balaj titullar. Ja si rreshtohen Shqipëria e Uellsi
Previous article VRASJA NË ISH BLLOK/ E shpallur në kërkim policor, kthehet Elvana Gjata? Lajmërohet... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT