Qëndrimi në qelitë e paraburgimit vë në rrezik jetën e Elion Hatos. Ai duhet të mbahet në ambjentet e një spitali civil, ku mund të marrë shërbim të specializuar. Në këtë përfundim kanë dalë ekspertët e Mjekësisë Ligjore, për gjendjen e Hatos, një prej të plagosurve në masakrën e ish-bllokut mbrëmjen e 4 tetorit. I paraburgosuri i është drejtuar gjykatës së Tiranës me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, pasi kërkon të trasferohet në një spital në Turqi, ku mund të kryejë një ndërhyrje për heqjen e tre plumbave që ka në trup.
Sikurse rezulton në dosje, fill më pas, Gaxha ka hyrë në lokal dhe është konfliktuar me komandon Meviol Bilo, që shoqëronte biznesmenin Ervin Mata. Në debat e sipër 26 vjecari ka qëlluar më armë. Sulmit i është kundërpërgjigjur Bilo, duke e lënë atë të vrarë, ndërsa të plagosur mbetën Ervis Martinaj dhe Elion Hato, të cilët u ndaluan në spital dhe vijojnë të mbahen nën masën e arrestit me burg. Në kërkim për ngjarjen janë tashmë vetëm biznesmeni Ervin Mata dhe komando Meviol Bilo. Të gjithë të arrestuarit e tjerë janë liruar nën masën e detyrimit për paraqitje.


