• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRISHTLINDJET/ Veliaj shtron drekë në të gjitha mensat sociale për njerëzit në nevojë
Home
Sociale

KRISHTLINDJET/ Veliaj shtron drekë në të gjitha mensat sociale për njerëzit në nevojë

25 December, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Veliaj: “Gëzuar Krishtlindjet! Festat, një moment për të ndihmuar njerëzit në nevojë; dhjetori, muaji rekord i solidaritetit”

Bashkia e Tiranës zgjodhi që këtë ditë feste për besimtarët e krishterë ta kalojë pranë njerëzve në nevojë dhe në pamundësi ekonomike. Të gjitha mensat sociale të Bashkisë së Tiranës, me rastin e Krishtlindjes, kanë ofruar gjatë ditës së sotme vakte të ngrohta për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe ata në pamundësi ekonomike, për t’u krijuar edhe atyre mundësinë që të festojnë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pranishëm në mensën sociale “Gonxhe Bojaxhi” te Bregu i Lumit, ku së bashku me përfaqësues të tjerë të Bashkisë së Tiranës i shërbyen ushqimin të pranishmëve, duke u uruar edhe “Gëzuar Krishtlindjen”.

“Të gjithë atyre nga qendra sociale “Nënë Tereza” që janë të besimit të krishterë, iu urojmë “Gëzuar Krishtlindjen” sepse mbi të gjitha është festa juaj, qofshi gjithmonë të lumtur dhe paçi vetëm të mira e gëzime në familjet tuaja! Gëzuar! Por, dua që t’i uroj edhe gjithë të tjerët, pavarësisht se çfarë besimi keni, festa e Krishtlindjes është një festë që jo vetëm festohet nga ata që janë besimtarë dhe kujtojnë lindjen e Krishtit, por është edhe një kujtesë për të gjithë ne të tjerët. Nuk ka rëndësi se çfarë besimi jemi për të dhuruar dashuri, për të dhënë të gjithë nga pak për Krishtlindje”, tha Veliaj.

Ai theksoi se në këtë muaj festash Tirana ka treguar edhe një herë se di të jetë një qytet solidar me të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetjen dhe dorën e shtetit apo të shoqërisë. “Jam shumë mirënjohës që Tirana ka pasur muajin rekord të solidaritet. Në çdo fshat, edhe në periferitë më të largëta të Tiranës, në çdo shkollë, të gjithë njerëzit në nevojë dhe me ndihmë ekonomike, të gjitha qendrat sociale, nga Instituti i Fëmijëve që nuk shikojnë te Instituti i Fëmijëve që nuk dëgjojnë, Instituti i personave me aftësi të kufizuar, Shtëpia e Fëmijës ku ishim sot në mëngjes, në të gjithë Tiranën, ka patur një valë të jashtëzakonshme solidariteti. Do të thotë se qyteti po bëhet pak më i mirë, njerëzit po bëhen pak më të njerëzishëm, ka më shumë dashuri”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku kërkoi që ky muaj rekord i solidaritetit të mund të përsëritet në çdo muaj të vitit, pasi kështu qyteti do jetë akoma më i mirë. “Nëse ky dhjetor ishte një rekord ku njerëzit dhuruan lodra, rroba, ushqime, dhe e gjithë Tirana festoi gjatë gjithë muajit, unë besoj se mund t’i kemi të gjithë muajt kështu. Pse mos ta vazhdojmë në janar, në shkurt e me radhë. Ndaj, thirrja ime është për të gjithë ata që i kanë mundësitë, qofshin individë, familje, kompani: Siç e kishin këtë frymë solidariteti gjatë dhjetorit, ta vazhdojmë gjatë gjithë vitit”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj ftoi gjithashtu të gjithë personat që frekuentojnë mensat sociale, por edhe gjithë qytetarët e Tiranës, që t’i bashkohen festimeve që ka organizuar Bashkia e Tiranës me rastin e ndërrimit të viteve. “Bashkia e Tiranës është përgatitur që edhe festa e Vitit të Ri të kalojë sa më mirë. Do të thotë se nuk do të lejojmë më fishekzjarre të hidhen pa kontroll. Të harxhosh kaq shumë para me kapsolla është një humbje, ndërkohë më mirë që t’i bëjë vetëm bashkia, edhe më pak rrezik për fëmijët, edhe më pak rrezik për qytetarët, edhe ato 5 lekë kursehen më mirë, se sa i djegim e i bëjmë flakë. Bashkia e Tiranës ka përgatitur një super koncert, do t’iu ftojmë të gjithëve nga qendrat sociale që të na bashkoheni në datën 31 dhjetor. Vitin e Ri do ta presim në sheshin “Skënderbej”, do të numërojmë bashkë dhe do të kemi një spektakël me fishekzjarre e muzikë, për t’u siguruar që do të kemi një tjetër vit të suksesshëm për Tiranën, siç ishte viti 2018 që po lëmë pas”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDJEN PRESIONIN E MADH/ Kovac: Të gjithë rrezikojmë shkarkimin si Mourinho, sidomos...
Previous article VRASJA NË BLLOK/ Zbulohet mesazhi në telefonin e të plagosurit: “Eja me armë”

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit Aktualitet

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje Aktualitet

VLORA HYSENI DEL PARA GJKKO/ Ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT