• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E STIVEN TOSHKËSIT/ Lihet i lirë djali i Admir Muratajt: Nuk kam lidhje me ngjarjen
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E STIVEN TOSHKËSIT/ Lihet i lirë djali i Admir Muratajt: Nuk kam lidhje me ngjarjen

12 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Për vrasjen e 19 vjeçarit Stiven Toshkëzi, pak ditë më parë është shoqëruar në policinë e Tiranës, Arbër Murataj, djali i Admir Muratajt.

Ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk ka qenë prezent në momentin e sherrit. Pasi është marrë në pyetje, Arbër Murataj është lënë sërish i lirë dhe deklarimet e tij janë referuar në prokurori për vlerësim.

Sipas burimeve, lënia e tij e lirë është bërë pasi ka rezultuar se më 19 prill kur ndodhi vrasja, ai nuk ishte i pranishëm.

Si lidhet djali i Admir Muratajt me këtë ngjarje?

Stiven Toshkëzi e nisi konfliktin për një vajzë rreth dy muaj më parë me Arbër Muratajn. I riu e ka marrë në telefon Arbër Muratajn për t’u sqaruar, por për shkak se gjakrat janë nxehur pranë Rrugës së Elbasanit ata janë konfliktuar, duke e lënë të plagosur lehtë Toshkëzin, pa bërë denoncim në polici.

Axel Hoxhaj, që vrau pak ditë më parë Toshkëzin, rezulton me lidhje familjare me Arbër Muratajn. Për shkak të konfliktit të dy muajve më parë dhe lidhjes familjare me Hoxhajn kërkohet të merret në pyetje.

Për vrasjen e Stiven Toshkesi, janë lënë në burg autori Axel Hoxha, i cili u vetëdorëzua në polici, si edhe miku i tij Ensi Maze, i përfshirë në sherr. Pista kryesore e hetimit është bërë sherri fizik që autori dhe viktima kishin pasur më herët për shkak të një vajze.

Në dëshminë e dhënë në polici, Maze ka mohuar të ketë pasur dijeni mbi konfliktin e Stiven Toshkësit dhe Axel Hoxhajt dhe sherrin e tyre për një vajzë, duke deklaruar se sapo ishte kthyer nga Holanda ku studionte për menaxhim biznesi dhe kishte vendosur të takonte shokët e shkollës. Ai pretendon se është gjetur rastësisht në vendngjarje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO EPIKE/ Batuta e Berluskonit la pa fjalë Berishën: Do lemë vetëm skafet me vajza të bukura
Previous article 24 VJET KOSOVË E LIRË/ Krerët e shtetit nderojnë Rugovën, Demaçin, Jasharin

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT