• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E SHQIPTARIT NË SHBA/ Flet kushuriri: Po përpiqemi që të qëndrojmë të fortë, por…
Home
Breaking News

VRASJA E SHQIPTARIT NË SHBA/ Flet kushuriri: Po përpiqemi që të qëndrojmë të fortë, por…

12 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ende nuk ka asnjë person të arrestuar për vrasjen e shqiptarit Grei Frashëri në datë 7 shtator në Brooklyn. Ndërkohë që familjarët dhe shokët kanë ndezur qirinj në vendin ku ai u gjet i pajetë. Kristi Leka, kushëriri i 23-vjeçarit që humbi jetën u shpreh për mediat amerikane se po kalojnë një moment shumë të vështirë, ndërsa policia ka vendosur një shpërblim për atë që jep informacion mbi autorin e vrasjes.

“Ne po përpiqemi që të qëndrojmë të fortë për prindërit. Por është shumë e vështirë. Unë jam rritur me atë, ai kishte një buzëqeshje rrezatuese” tha Kristi Leka, kushëriri i viktimës. Autoritetet dhe mediat lokale raportojnë se i riu u qëllua me disa plumba në qafë dhe u gjet i shtrirë përtokë. Autorët e ngjarjes janë larguar me shpejtësi me tre makina, pasi kanë kryer krimin. Ende nuk dihen autorët dhe shkaqet që kanë çuar në kryerjen e vrasjes.

Policia nuk ka arrestuar asnjë person për ngjarjen, e deri më tani, nuk ka të dhëna nëse shqiptari ka qenë i përfshirë në ndonjë konflikt të mundshëm. Mediat amerikane raportojnë se shqiptarit është tentuar t’i jepet ndihma e parë nga një agjent sekret, i cili e ka gjetur të gjakosur në rrugë. Ai e ka transportuar të riun në spital në gjendje kritike, por përpjekja e mjekëve nuk ka dhënë rezultat për shkak të plagëve të rënda të marra në pjesën e qafës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Panucci duhet të largohet nga Kombëtarja? Reagon presidenti i FSHF-së: Nuk vlen koha e llogoreve
Previous article TRENDI MË I RI/ Janë të "krimbur" në para, por këto pantallona të lira i kanë blerë të gjithë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes… Aktualitet

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve Aktualitet

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT