• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E NARDIT TË “BUJTINAVE”/ Gjykata jep masën sot  për 3 të dyshuarit
Home
Breaking News

VRASJA E NARDIT TË “BUJTINAVE”/ Gjykata jep masën sot për 3 të dyshuarit

27 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre të ndaluarit e dyshuar si bashkëpunëtorë të autorit të vrasjes së 32-vjeçarit, Nardi Polia kanë mbërritur sot para Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër.Gilbert Toma, Kleandro Toma dhe Alfred Martini do njihen sot me masën e sigurisë.

 

Një ditë më parë kanë mohuar akuzat ndaj tyre në policinë e Shkodrës.

Ngjarja

Ferdinant Polia, ose siç njihej ndryshe në zonën e tij, Nardi, ishte një prej promotorëve të turizmit malor në zonën e Thethit.

32-vjeçari u ekzekutua të mërkurën e kaluar në momentin kur ndodhej në fshatin Grudë, ku kishte dërguar fuoristradën e tij në një servis. Autori i dyshuar K.S., 29 vjeç, e qëlloi atë me breshëri të një arme amerikane “Tompson”, pasi i preu rrugën me motor.

Pasi zbriti qetësisht nga motori “T Max”, 29-vjeçari qëlloi me breshëri ndaj Polisë, duke e lënë të vdekur në vend. Në makinë bashkë me 32-vjeçarin e vrarë ndodhej dhe një prej punonjësve të servisit.

Nisur nga rrethanat e ngjarjes, Nard Polia nuk ruhej aspak, pasi ai nuk ka bërë asnjë veprim për t’u mbrojtur dhe gjithçka i ka ardhur në mënyrë të papritur. 32-vjeçari ka jetuar deri para 4 vitesh në Itali.

Në vendin fqinj ai është arrestuar nga Policia në vitin 2010, me akuzën e trafikimit të drogës, shfrytëzimit të prostitucionit dhe vjedhjes me dhunë. Bashkë me të u arrestuan dhe disa shqiptarë të tjerë.

Polia rezulton se është dënuar me 4 vite heqje lirie dhe në përfundim të burgut është dëbuar nga autoritetet për në Shqipëri. Pas kthimit në vendin e tij të lindjes, Nard Polia nisi të investojë në turizëm, si dhe u bë pjesë e Administratës për Zonat e Mbrojtura, detyrë që e mbante deri në ditën e vrasjes.

Shkodra-nardi-bujtinave1

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MINISTRI FRANCEZ PËRGËZON SHQIPËRINË/ 25% më pak kërkesa për azil të shqiptarëve në 2018. Ky trend pritet...
Previous article BEFASON ME DEKLARATËN/ Louis van Gaal injoron : Të dyja skuadrat angleze janë më të mira se...

F.autor

Postime të ngjashme

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias Aktualitet

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

KONFLIKTE FAMILJARE/ Zgjidhet MISTERI i ngjarjes së rëndë në Tiranë, 46-vjeçari kreu vetëvrasje Aktualitet

KONFLIKTE FAMILJARE/ Zgjidhet MISTERI i ngjarjes së rëndë në Tiranë, 46-vjeçari kreu vetëvrasje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT