Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner, ka vlerësuar punën e bërë nga Shqipëria për uljen e numrit të azilkërkuesve në Francë.
Pas takimi që ka pasur me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ai shkruan në Twitter se: “ Prita në një takim homologun tim shqiptar Sandër Lleshaj. Riafirmojmë angazhimin tonë për të përforcuar aksionet e përbashkëta kundër emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Francës. -25% më pak kërkesa për azil të shqiptarëve në 2018: ky trend pritet të vazhdojë në 2019”.


