• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E MATEOS NË FIER, QYTETARËT MARSHIM NË TIRANË/ U bashkohet edhe Lindita Nikolla: Të luftojmë bashkë fenomene të tilla
Home
Politikë

VRASJA E MATEOS NË FIER, QYTETARËT MARSHIM NË TIRANË/ U bashkohet edhe Lindita Nikolla: Të luftojmë bashkë fenomene të tilla

19 November, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier dhe abuzimet e shumta me fëmijët që kanë ndodhur kohët e fundit në Shqipëri kanë revoltuar opinion e gjerë publik. Kjo ka bërë që shoqëria civile të organizojë një marshim ndaj këtyre rasteve, që përkon me Ditën Botërore për eliminimin e dhunës dhe shfrytëzimit ndaj fëmijëve, 19 nëntori. Marshimit i është bashkuar edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila ka bërë thirrje që këtij marshimi duhet t’i bashkohen të gjithë. Me dhjetëra qytetarë kanë nisur marshim nga sheshi Skënderbej, më pas drejt Bulevardi në krah të Ministrisë së Brendshme dhe më pas në bulevardin Dëshmorët e Kombit, para Kuvendit, Kryeministrisë, Presidencës dhe më pas në Sheshin Nënë Tereza.

Familjarët e Mateos dhe shumë qytetarët kanë kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje duke firmosur edhe një peticion. Nikolla tha se këto kërkesa bëhen nën ndikimin e emocioneve të forta që ka shkaktuar ngjarja.

“Jam në dijeni, këto janë momente të forta emocionale e në këto momente ndoshta s’është vendimmarrja e duhur. Shqipëria e ka adresuar një moment të tillë. Shqipëria është pjesë e standardeve të BE dhe nuk mendoj që ky dënim s’do jetë ai që do bëjë të mundur marrja e këtij vendimi s’do jetë gjëja e duhur për të adresuar, ka shumë probleme të tjera që do i adresojmë që sa të mundemi të ecim para e të parandalojmë ngjarje të tilla, janë vendimmarrje që s’duhen marrë në emocione të tilla të forta. Parlamenti do punojë do e përdorë këtë moment për të përfshirë të gjithë grupet e interesit që të kemi sa më shumë një proces shterues për të mësuar nga pikëpamja ligjore, nuk mjaftojnë vetëm ligjet, ligjet duhen zbatuar, duhet edhe një ndërgjegjësim që të parandalojmë fenomene të tilla e mos ndodhemi para një ngjarje makabre si ajo e Fierit”, tha Nikolla për mediat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJA BERISHA-BASHA/ Habit Fevziu: Njëri nga të dy do ta eliminojë tjetrin politikisht
Previous article "VJEN NGA SHBA DHE BËN KËTË GJË, TURP"/ Debat i ashpër mes Dudushit dhe Kokalarit për Grida Dumën: Mua mos më thuaj stop…

Delo.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT