• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJA BERISHA-BASHA/ Habit Fevziu: Njëri nga të dy do ta eliminojë tjetrin politikisht
Home
Politikë

PËRPLASJA BERISHA-BASHA/ Habit Fevziu: Njëri nga të dy do ta eliminojë tjetrin politikisht

19 November, 2021 Delo.autor Politikë

Blendi Fevziu ka folur rreth situatës së Partisë Demokratike.

Sipas Fevziut, njëri mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës do të eliminojë tjetrin politikisht në këtë përplasje që po ndodh brenda selisë blu.

Kjo gjë në fakt, deri më sot nuk i kishte shkuar askujt ndërmend dhe u desh analiza e Fevziut alla Nard Ndoka, për ta kuptuar se çfarë do të ndodhë.

“Njëri nga dy do ta eliminojë tjetrin politikisht”, tha Fevziu.

Ai shtoi më tej se fundi i Partisë Demokratike do të jetë nëse përplasja Basha-Berisha do të shkojë në një betejë ligjore. Sipas Fevziut kjo mund të çojë në krijimin e partive të tjera opozitare.

“Nuk është ndonjë çudi që të ketë një kohezion të brendshëm pasi të zgjidhet. I vetmi skenar i keq për PD do ishte zgjatja apo zvarritja në procese legale, juridike, të zgjatura me gjykata. Partia politike është frymëzim, ide dhe jo vetëm procedurë.

Nëse shkon në një betejë legale të gjatë atëherë ky do të jetë fundi i PD. E them këtë me bindje të  plotë edhe pse njerëzit nuk e besojnë mund të çojë në krijimin e partive të tjera opozitare, ndoshta edhe me emra jo të njohur. Vendi nuk mbetet kurrë pa opozitë.

Do të marrë pak kohë. Do t’i japë Ramës mundësinë që të mbetet edhe pak kohë në pushtet, por ky mesa duket paska qenë fati i tij se sa aftësia e tij, por vendi nuk mund të mbetet pa opozitë”, tha ai.

Fevziu tha ndër të tjera, se PD duhet të kishte analizuar se pse i humbi zgjedhjet.

“Partia Demokratike duhet të kishte hyrë në një analizë realiste që në vitin 2017 për të kuptuar, çfarë i kishte ndodhur. Pse i humbi zgjedhjet e 2013? Pse i humbi zgjedhjet e 2017? Pse i humbi zgjedhjet e 2021? PD ka refuzuar që ta bëjë këtë analizë.

Ka gjetur gjithmonë një justifikim, vjedhjen e zgjedhjeve, rezultatin jo të vërtetë. Të gjitha këto janë aksesorë, por jo thelbi i së vërtetës. Thelbi i së vërtetës është që ti duhet të hysh tek problematika.

Kjo ngjan pak me atë shoferin që pasi e ka përplasur makina dhe e ka bërë copë thotë që fajin e kishte shoferi që ishte përballë se ishte me shpejtësi, semaforit që nuk u ndez, apo policit që nuk ishte aty. Thelbi në demokraci është se kush shkon në mazhorancë dhe kush shkon në opozitë”, tha Fevziu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSPOZITA PËR ÇAMËT/ Mediat greke: Ambasada e Greqisë në Tiranë i ka kërkuar shpjegime Ilir Metës
Previous article VRASJA E MATEOS NË FIER, QYTETARËT MARSHIM NË TIRANË/ U bashkohet edhe Lindita Nikolla: Të luftojmë bashkë fenomene të tilla

Delo.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT