• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VJEN NGA SHBA DHE BËN KËTË GJË, TURP”/ Debat i ashpër mes Dudushit dhe Kokalarit për Grida Dumën: Mua mos më thuaj stop…
Home
Politikë

“VJEN NGA SHBA DHE BËN KËTË GJË, TURP”/ Debat i ashpër mes Dudushit dhe Kokalarit për Grida Dumën: Mua mos më thuaj stop…

19 November, 2021 Delo.autor Politikë

Një debat i fortë është shënuar mes gazetarit Alban Dudushi dhe aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari.

Dudushi tha se ishte kundër gjuhës së ashpër dhe qëndrimeve të Kokalarit kundrejt deputetes, Drida Duma.

Debati mes tyre u shoqërua nga tone të ngritura, teksa Dudushi tha se po fyhet dinjiteti i një gruaje, por Kokalari shtoi se Grida Duma është deputete dhe jeta e saj nuk është më private, por publike.

Debati në Çim Peka Live

Alban Dudushi: E ka tejkaluar, e ka shkelur këtë vijë që ekziston mes zonjave dhe grave. Mua s’më duket e bukur. Ne këtu mezi po mundohemi të vendosim një rregulli në politikë që të merremi me kundërshtarin për atë që paraqet. Kjo përzierja, ky pisllëku jo po kanë ndarë familje… Kjo është e rëndë nga një grua për një grua. Trump ka skandale të jashtëzakonshme seksuale. Ka një skandal me një aktore porne që është bërë publike…

Evi Kokalari: Që humbi gjyqin.

Alban Dudushi: Ka skandal në regjistrimin me gazetarin për gjuhën mizogjene që përdor aty. Vulgaritetin e një burri që i sheh femrat si objekte.

Evi Kokalari: Mos bërtit më tepër, se bërtas unë më shumë. Stop.

Alban Dudushi: Stop mos më thuaj. Kemi patur një raport të mirë bashkë, jo me këtë stop. Bëjmë debat nëse do që të bëjmë debat.

Evi Kokalari: Nuk i kam sulme personale ndaj Grida Dumës, por po ia bëj një politikani, ku jeta e saj është publike, s’është më private. Mos më ndërprit. Të lutem stop.

Alban Dudushi: Nuk të dëgjoj fare po më the stop.

Evi Kokalari: Më akuzon se unë jam femër dhe nuk duhet t’i bëj këto komente. E dyta, të të vijë turp që më thua që unë si grua të mos flas për imoralitetin e një gruaja tjetër sepse është femër, është grua, është vajzë. Ky është një gabim.

Alban Dudushi: Kush je ti që e cakton moralin?

Evi Kokalari: Unë nuk besoj te ‘gender’, unë besoj te liria e individit. Nuk besoj te je femër apo je meshkull. Është imorale, është turp.

Alban Dudushi: Ka 30 vjet që bëhet kjo. Në Shqipëri u janë futur njerëzit në krevbat, poshtë krevatit dhe këto janë të turpshme. Nuk duhet të ndodhin. Ti vjen nga maja e Amerikës dhe bën këtë gjë, turp. Nuk duhet të ndodhin këto gjëra.

Evi Kokalari: Unë jam sulmuar për dy muaj me radhë nga njerëzit e Lulzim Bashës. Ku ishte Alban Dudushi dhe të tjerët që t’i thonin Lulzim Bashës turp t’ju vijë që sulmoni me gënjeshtra?

Alban Dudushi: Unë të kam ftuar në studio dhe të kam dhënë hapësirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E MATEOS NË FIER, QYTETARËT MARSHIM NË TIRANË/ U bashkohet edhe Lindita Nikolla: Të luftojmë bashkë fenomene të tilla
Previous article HABIT Arian Çani: Në Greqi dhe Itali gringove amerikanë u treguan vendin, jo si shqiptarët idiotë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT