• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E MARTIN CANIT/ Mbrojtja e Mario Përlleshajt kundërshton masën e “arrestit me burg”
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E MARTIN CANIT/ Mbrojtja e Mario Përlleshajt kundërshton masën e “arrestit me burg”

30 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mbrojtja e Mario Përlleshajt kanë bërë kërkesë për ndryshimin e masës shtrënguese ndaj të miturit të akuzuar për vrasjen e Martin Canit. Kjo kërkesë ka ardhur pak ditë pasi Gjykata e Tiranës vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Përlleshajt për veprën penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese. Gjykata e Lartë ka caktuar datën 3 prill për shqyrtimin e kërkesës së Mario Përlleshajt mbi kundërshtimin e masës së sigurisë arrest në burg.

Kjo seancë do të mbahet në orën 10:00. Në këte seancë togat e zeza të Gjykatës së Lartë e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici do të vendosin për ndryshimin e masës shtrënguese, apo do lënë në fuqi vendimin e 2 shkallëve më të ulëta të gjyqësorit.

Mbrojtja e të miturit pretendon në rekursin e saj se nuk ekzistojnë dyshimet e arsyeshme, kontestimet mbi ekspertizën e rrethanave të ngjarjes, nevojat specifike të tij dhe kërkesën për të mos ndërprerë proceset edukative, të mirërritjes dhe të zhvillimit normal të një të mituri si dhe marrjen në konsideratë të nenit 86 të Kodit të Drejtësisë Penale për të mitur, ku parashikon rrezikshmërinë.

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit 2024 pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare ‘Fan Noli’. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.

Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital.

I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Makina përplaset me trafikndarësen, tre persona përfundojnë te “Trauma”
Previous article "I DUKET VETJA S*XY"/ Rama ironizon Berishën nga Athina: Bufin e kënetës e kemi peshqesh nga komunizmi

s.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT