Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me vazhdimësinë e ngjarjes së rëndë që ndodhi në vitin 2019, ku u gjet e vrarë 49-vjeçarja Lirie Xhepa.
Ajo ishte ekzekutuar dhe ishte hedhur pranë liqenit të Sharrës në kryeqytet më 13 shkurt. Autori kryesor i dyshuar për këtë vrasje mbetet kunati i saj, Dashamir Xhepa. Asokohe në pranga ra dhe një person tjetër që ndihmoi autorin.
Sakaq, në gjyq ka folur edhe Marjus Xhepa, djali i viktimës. Ai ka thënë se kishte 7 vjet që nuk fliste me xhaxhain, pasi ai e kërcënonte Lirien dhe se nëna e tij kishte urdhër mbrojtje.
Ai ka akuzuar xhaxhain e tij Dashamir Xhepa për vrasjen e nënës, ndërkohë që dhe i ka thënë diçka që mund të merret si kërcënim.
“Po u dënove do të shpëtosh, unë të dua jashtë”, është shprehur Marjus Xhepa, duke lënë të nënkuptohet se mund të hakmerret për vrasjen e nënës.
49-vjeçarja ishte nëne e dy djemve dhe kishte humbur bashkëshortin disa vite më parë. Lirie Xhepa ka qenë në konflikt të vazhdueshëm me njerëzit e burrit. Xhepa dhe kunati i saj ishin fqinjë në lagjen ‘Qershori’ në Kombinat.


