• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E KRISTJAN MARKUT/ Arrestohet 36-vjeçari nga Kukësi, siguroi makinën e përdorur për atentatin
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E KRISTJAN MARKUT/ Arrestohet 36-vjeçari nga Kukësi, siguroi makinën e përdorur për atentatin

25 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 36-vjeçar në lidhje me vrasjen e Kristian Markut në autostradën Levan-Vlorë, më 13 janar të këtij viti. Në pranga përfundoi shtetasi E.C, me origjinë nga Kukësi.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, u arrit të dokumentohej se automjeti i përdorur nga autori/ët për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi është siguruar nga shtetasi E. C., lindur dhe banues në qytetin e Kukësit”, tha policia.

Njëkohësisht, gjatë periudhës hetimore janë kryer veprime dhe janë sekuestruar prova që i shërbejnë hetimit me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Policia heton hakmarrjen mes fiseve Marku e Reçi në Rrëshen

Hakmarrja mes fiseve Bardhi e Reçinë Mirditë është pista kryesore që policia e Vlorës po ndjek për vrasjen e Kristjan Markut. 30-vjeçari, i njohur edhe me emrin Kristi Bardhi, u vra në atentat mbrëmjen e 14 janarit në autostradën Vlorë-Fier.

I riu nga Rrësheni ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, kur persona ende të paidentifikuar e qëlluan atë me 11 plumba pistolete, teksa i kishin zënë pritë tek nënkalimi i Novoselës.

Autorët që dyshohet të kenë qenë tre persona, i janë afruar makinës Volkswagen Passat ku udhëtonte i vetëm Marku dhe kanë qëlluar drejt tij me armë pistoletë “Glock” ose automatik tip “Shars”.

Tre nga plumbat Kristjan Marku i mori në trup dhe ndërroi jetë në vend. Pasi autorët e qëlluan me armë, mjeti i viktimës ka kryer lëvizje të pakontrolluara për 400 metra dhe është përplasur me trafikndarësen.

Pasi kryen atentatin, autorët dogjën mjetin e tyre Golf rreth një km larg vendit të ngjarjes dhe prej andej mendohet të jenë larguar me një tjetër mjet. Nga verifikimet ka rezultuar se makina e autorëve ishte me targa të vjedhura.

Bashkë me policinë e Vlorës, në hetime kanë bashkëpunuar edhe agjentë të policisë së Lezhës, pasi menjëherë pas vrasjes, në Rrëshen u kryen kontrolle në disa banesa të familjes Reçi.

Mësohet se 4 pjesëtarë të këtij fisi janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje dhe pasi kanë mohuar të kenë dijeni për vrasjen e të riut u lanë sërish të lirë.

Kristjan Marku është person me precedent penalë, i arrestuar për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Por në përfundim të hetimeve ndaj tij nuk u gjetën prova dhe nuk u dënua.

Në mars të 2023-it ai u dyshua se qëlloi me armë zjarri ndaj Saimir Reçit, nipit të Kastriot Reçit, ky i fundit i vrarë me snajper po në Rrëshen në vitin 2020. Ng atë shtënat me armë dy vite më parë, Sajmir Reçi shpëtoi pasi lëvizte me makinë të blinduar.

Pak muaj më pas, në Rrëshen Kristjanit iu vra xhaxhai Martin Bardhi. Vrasje kjo ende e pazbardhur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR TRAFIK DROGE/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë
Previous article TË TJERA DETAJE/ Dy kushërinjtë dyshohet se vranë postierin në Kamëz, Lulzim Visha kishte përplasje me Ervis Lamin për një pronë

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT