• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË TJERA DETAJE/ Dy kushërinjtë dyshohet se vranë postierin në Kamëz, Lulzim Visha kishte përplasje me Ervis Lamin për një pronë
Home
Breaking News

TË TJERA DETAJE/ Dy kushërinjtë dyshohet se vranë postierin në Kamëz, Lulzim Visha kishte përplasje me Ervis Lamin për një pronë

25 January, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pa u mbushur as 24 orë nga vrasja e Lulzim Vishës në Zall Mner, mëngjesin e së premtes, policia njoftoi se ka arrestuar një person si të dyshuar për atentatin dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Në pranga përfundoi Eduart Lami, 37-vjeç pas dyshimeve se ka lidhje me vrasjen e 48-vjeçarit punonjës i një poste private, ndërkohë që zyrtarisht ndaj tij është ngritur akuza penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve të ftohta”.

Në kërkim është shpallur kushëriri i tij, Ervis Lami. Një prej emrave më të rrezikshëm të botës së krimit në vend, i dyshuar për një duzine krimesh të rënda, të ndodhura në Tiranë, Krujë, Durrës e jug të vendit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se arrestimi i Eduart Lamit u krye, pasi gjatë kontrollit të banesës së kushëririt të tij, Ervisit në rrugën Paqësore, Zall Mner, Kamëz, u sekuestrua një armë armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sëpatë, një thikë, një këllëf pistolete glok. Në oborrin e banesës po ashtu u gjetën 4 gëzhoja armësh.

Arma është dërguar për ekspirtim në laborator shkencor dhe nëse rezulton se është e njëjta që u përdor në atentatin ndaj Vishës, ndaj dy kushërinjve do të ngrihet zyrtarisht akuza e vrasjes, kryer në bashkëpunim.

Dyshimet se dy djemtë e xhaxhallarëve janë autorë të dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit Visha, nisen nga fakti se mes Ervis Lamit dhe Lulzim Vishës, kishte përplasje të forta për një pronë.

Burimet thanë se viktima pretendonte për një sipërfaqe të madhe toke, të cilët aktualisht e posedon Lami. Konfliktet mes tyre kanë shkuar deri edhe në përplasje fizike

Ervis Lami është një emër i njohur për policinë në vend, pasi vite me parë ai ndihmoi të dënuarin Admir Tafili që të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës. Prej asaj kohe, ai dyshohet të jetë përfshirë në krime të rënda. Ndërsa vitet e fundit ka qëndruar shpesh në Dubai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E KRISTJAN MARKUT/ Arrestohet 36-vjeçari nga Kukësi, siguroi makinën e përdorur për atentatin
Previous article "KAM VENDOSUR TË MËSOJ SHQIP"/ Politikani gjerman bëhet viral, mediat: Nuk ka ndodhur kurrë më parë

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT