• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR TRAFIK DROGE/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR TRAFIK DROGE/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

25 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar nga policia e Tiranës.

Mësohet ai lëvizte me automjet në rrugën “Dritan Hoxha”, dhe si pasojë blutë kanë bërë të mundur lokalizmin dhe ndalimin e automjetit tip “Nissan”.

Njoftimi i Policisë:

Monitorime intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe kapjen e personave në kërkim që qarkullojnë me automjete.

Kapet nga Policia Rrugore e Tiranës, një 40-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në automjet, iu gjet dhe iu sekuestrua një shkop metalik.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, gjatë kontrolleve parandaluese me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe kapjen e personave në kërkim që qarkullojnë me automjete, bazuar në inteligjencën policore për një shtetas të kërkuar nga Italia i cili lëvizte me automjet në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë bërë të mundur lokalizmin dhe ndalimin e automjetit tip “Nissan”.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi E. P., 40 vjeç, rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “ Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Në vijim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr dy, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të 40 vjeçarit E.P.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDARJA NGA JETA E KRYEPESHKOPIT JANULLATOS/ Përfundon mbledhja e Sinodit të Kishës Ortodokse! Ja vendimet që u morën
Previous article VRASJA E KRISTJAN MARKUT/ Arrestohet 36-vjeçari nga Kukësi, siguroi makinën e përdorur për atentatin

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT