• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E KLEVI BAHOS/ Detajet e reja: Pista e hetimit dhe miqësia me vëllezërit Tafili
Home
Breaking News

VRASJA E KLEVI BAHOS/ Detajet e reja: Pista e hetimit dhe miqësia me vëllezërit Tafili

8 July, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen Klevi Bahos në Broshkë të Elbasanit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një nga pistat kryesore për të cilën po heton policia është hakmarrja.

Më 13 shkurt të vitit 2016, vëllai i viktimës, Aldo Baho i ka shpëtuar një atentati në Itali, dhe Klevi në shenjë hakmarrje i ka goditur autorët me shkop bejsbolli duke i lënë me dëmtime shumë serioze në kokë. Rrahja e tyre është bërë në një kohë kur Aldo Baho, ka qenë në burgun e Peqinit, ku dhe lidhi miqësi të fortë me vëllerëzit Tafili, të njohur në opinionin publik për tentativën e arratisjes nga burgu vite më parë.

Sipas policisë, atentatorët dyshohet se kishin të paktën dy javë që ruanin vëllezërit Baho dhe më 1 korrik arritën të vrisnin njërin prej tyre.

Si ndodhi ngjarja?
Klevi Baho ka qenë në këmbë buzë rrugës Elbasan-Peqin pranë një karburanti, teksa një person i maskuar ka ardhur dhe i është drejtuar duke i thënë: Ti je Klevi? 22-vjeçari është përgjigjur duke thënë: Nuk jam unë. Është larguar dhe në atë moment i ka telefonuar vëllait të tij i cili ka mbërritur menjëherë me automjetin tip Audi me targë AA 33 AZ. Të dy kanë hipur në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së tyre që ndodhet më shumë se dy kilometra larg nga rruga nacionale. Sapo dy vëllezërit kanë marrë rrugën drejt shtëpisë, pas tyre është vënë një tjetër automjet, një Benz, i cili ka nisur të qëllojë me armë teksa makinat ishin në ecje. Me plumba në kokë dhe trup, Klevi Bako ka mundur të dalë nga makina, ndërsa vëllai i tij ka mbetur aty dhe ndihmën e parë ja kanë dhënë familjarët që dolën menjëherë pasi dëgjuan të shtënat. E kanë dërguar me urgjencë pranë Spitalit kirurgjik nga ku raportohet se ka marrë tre plumba në shpatull, ndërsa prej afro 40 minutash nuk kanë mundur të gjejnë djalin e vogël të tyre. 22-vjeçari u gjet nga familjarët pas disa kërkimesh poshtë një ure që lidh rrugën nacionale me fshatin. I riu ka qenë me shenja jete dhe familjarët e kanë çuar në spital, por nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra dhe aty ka ndërruar jetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TURIZMI DHE SHËRBIMET/ Biznesi faktor kyç në ekonominë e vendit
Previous article FESTIMI QË I "ÇMENDI" TË GJITHË/ Futbollistja amerikane shfaqet duke kërcyer “tweerk” pas triumfit (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT