Në drejtorinë e Policisë së Tiranës prokurori i çështjes së vrasjes së Devi Kasmit, Artur Lulja ka marrë në pyetje 5 të arrestuarit për këtë ngjarje.
Burime nga grupi hetimor konfirmuan për Tv Klan se të ndaluarit kanë mohuar të kenë lidhje me atentatin e 29 Janarit.
Ndërsa nuk kanë mohuar njohjen me njëri-tjetrin.
Të njëjtën gjë konfirmoi edhe avokati i caktuar kryesisht i të arrestuarve Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari.
Të arrestuarit pritet të dalin të hënën para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Prokuroria do të kërkojë ‘arrest me burg’ për ta.
Ata akuzohen për vrasje të kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje dhe mbajtje lëndësh narkotike.
Me heret u mesuan detajet rreth makines se krimit, nje furgon i bardhe Mercedes Benz “Vito” i blere per 4200 euro ne Fushe Kruje vetem 10-12 dite perpara atentatit te bujshem.
Ajo qe nuk kane arritur qe te japin shpjegime te besueshme te akuzarit, mesohet se lidhet me faktin se perse kjo makine e bardhe e blere prej tyre, u gjend pikerisht ne castin e vrasjes ne vendin e ngjarjes, ku ne te hipi Eftimius Eftimius, ish speciali grek i akuzuar si killeri me pagese i Devi Kasmit.
Kjo makine e ka larguar ate ne çast nga vendi i atentatit, cka tregon se alibia e te dyshuarve, eshte e dobet ne kete pike.
Gjithesesi mbetet per tu pare, se si do te mbrohen ata ne gjykate ne lidhje me akuzat e bera tashme edhe zyrtare ndaj tyre.
Alpenews.al


