• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rifillon seanca ndaj ish-kreut të rrugëve/ Mediat jashtë sallës. Prokurorja: Kemi dokumente sekrete (VIDEO)
Home
Sociale

Rifillon seanca ndaj ish-kreut të rrugëve/ Mediat jashtë sallës. Prokurorja: Kemi dokumente sekrete (VIDEO)

4 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Ka rinisur në Gjykatën e Elbasanit seanca ndaj ish-kreut të ARRSH Dashamir Xhika dhe 9 të pandehurve të tjerë të arrestuar për korrupsion. Gazetari Fatmir Popja raportoi për “BalkanWeb” se media është nxjerrë jashtë sallës me kërkesë të prokurores dhe gjykatës. Prokurorja Armanda Xhaferri kërkoi largimin e medias nga salla e gjyqit pasi do paraqiten dokumente që janë sekret hetimor.

Pjesa e parë e seancës u shoqërua me tension dhe debate pas kërkesës së avokatit Neshat Fana, avokat mbrojtës i Andi Tomës, i cili kërkoi përjashtimin e gjyqtares Idush Maliqi.

Gjyqtare e çështjes me gjithë kërkesën e avokatëve mbetet Idush Maliqi pasi u rrëzua kërkesa e tyre për dorëheqjen e saj pas shqyrtimit që iu bë kësaj kërkese.
Dashamir Xhika dhe Andi Toma u arrestuan dy ditë më parë, pasi akuzohen për shpërdorim fondesh për rrugën e Gjinarit.

Avokatët kontestuan faktin që vendimi i gjykatës për miratimin e masës së sigurimit të propozuar nga prokuroria ishte kopje me kërkesën e Prokurorisë. Gjë që është shkelje ligjore. Dhe u pranua nga prokurorja që ishte komunikuar me e-mail.

Avokatët kontestuan mënyrën e kontrollit të banesës, jashtë orareve ligjore dhe duke ushtruar terror sipas tyre në familjet e të akuzuarve.
Po kështu mbrojtësit kontestuan faktin që gjykata kishte pranuar pretendimin Prokurorisë se vlera e dëmit nga kontrata ishte sa gjithë vlera e kontratës, ndërkohë që rruga është përfunduar në 90 përqind të saj.

“Prokuroria pretendon se është shkaktuar dëm ekonomik ndërkohë që kontrata nuk ka përfunduar dhe garancia e punimeve në zotërim nga ARRSH është më e madhe se dëmi i pretenduar nga Prokuroria. Gjyqtarja u tërhoq sepse 4 avokatë u shprehën se ajo kish shkelur procedurat ligjore. Kishte pranuar kërkesat absurde te prokurorisë, nuk kishte vlerësuar provat, nuk kishte asnjë provë në vendimin e Gjykatës për pranimin e masës së sigurimit të kërkuar nga Prokuroria dhe ishte e paragjykuar për çështjen. U kontestua fakti që ka mbi dy vje) që hetohet çështja dhe të akuzuarit janë paraqitur rregullisht. Pse tani futen në burg? U kontestua gjithashtu dhe masa e sigurisë me burg, sepse ata nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore”, deklaruan avokatët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA MAFIOZE E KASMIT/ Merren në pyetje 5 të dyshuarit. Detajet e deklarimeve për ngjarjen e bujshme
Previous article UDINESE 0-1 MILAN/ Mbyllet pjesa e parë, por shihni këto statistika të 'çmendura'

F.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË TIRANË/ 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga Aktualitet

SHOKUESE NË TIRANË/ 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës Aktualitet

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT