• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E JURGEN KURTIT/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, ja se si bashkëpunëtorët e autorit e ndoqën viktimën
Home
Breaking News

VRASJA E JURGEN KURTIT/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, ja se si bashkëpunëtorët e autorit e ndoqën viktimën

28 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Janë zbuluar të tjera detaje nga vrasja e Jurgen Kurtit në Tiranë, ndërsa kanë qenë kamerat e sigurisë dhe disa mesazhe telefonike ato që kanë zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes si dhe lëvizjet e tre të dyshuarve si bashkëpunëtorë të autorit të vrasjes, Olsi Qalliaj, Elsi Levendi dhe Klodian Banes.

“Panorama” mëson se makina e përdorur në natën e krimit, tip Benz E-Class, ngjyrë gri është fokusuar nga kamerat për herë të parë rreth orës 20:00, ku hynë kundravajtje në vendin ku dy orë më vonë u vra Jurgen Kurti.

jurgen-kurtiRreth atij vendi, sutomjeti bën dy tre xhiro, dhe më pas del tek posta nr8, në drejtim të rrugës “Sulejman Delvina”.

Mjeti rezulton në pronësi të Klodian Bane (Buxhuku).

Katër orë përpara vrasjes, Elsi Levendi ka marrë me porosi një mesazh që të mbante në vëzhgim Jurgen Kurtin.

Mesazhi i parë: Kalo pak tek lagjia mbrapa postës dhe shiko Jurgen Kurtin. Më thuaj nëse e sheh këtë person. Ndërkohë që Elsi Levendi i përgjigjet me mesazh duke i thënë që nuk e njihte personin në fjalë.

Më pas i vjen mesazhi i dytë: Vetëm rri aty, nëse e shikon më njofto.

Ku Jurgen Kurti ka dalë nga palestra, Levendi shkruan mesazhin: Doli një person, por nuk jam i sigurt nëse është ai. Është një djalë i  gjatë i bëshëm.

Këto mesazhet janë zbuluar nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ishte duke pritur Levendi. Pak minuta pasi dëgjohet se doli personi që dyshohej se ishte Kurti, ndodh edhe vrasja. Një kamer sigurie ka fiksuar momentin e vrasjes u shfaqet një person që del nga Benzi dhe merr diçka në dorë që në pamje të parë duket si armë zjarri dhe bën veprim si të qitjes me armë.

Në këtë mënyrë, u ra në gjurmët e personave të dyshuar, tre prej të cilëve gjykata caktoi “masën e arrestit me burg”.

Më pas automjeti largohet nga vendngjarja duke lëvizur drejt ish-lokal “Shushicës”, dhe më vonë konstatohet tek kopshti zoologjik. Personi tjetër që prite në lokal, pra Elsi Levendi, merr taksi dhe ndalon tek diga e liqenit. Pak minuta më vonë kamerat e kanë fokusuar kur ai shfaqet në afërsi të liqenit të Thatë duke zbritur nga taksia ku takohet me shtetasin Klodian Bane që kishte mbërritur me automjetin tip Benz dhe hipën në makinë me të.  Menjëherë më pas aty shfaqet edhe shtetasi Olsi Qalliaj, i cili kishte mbërritur aty me një automjet tip “Audi”.

Në momentin që këta persona bëhen bashkë, njëri shkëputet me një qese dhe shkon drejt liqenit të thatë, ndërsa dy të tjerët lëvizin drejt pallateve që janë në krah të liqenit. Rreth 25 minuta më vonë, një kamer i fokuson sërish të tre së bashku. Njëri prej tyre largohet me automjetin tip Audi, ndërsa personi tjetër shkon dhe merr qesen dhe i treti largohet në shtëpi. Këta tre persona janë fokusuar sërish të nesërmen nga një kamera sigurie duke lëvizur me automjetin tip Benz që u përdor natën e krimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIKONIN DROGË NË KRYEQYTET/ Si e pësuan 3 SHQIPTARËT kur i gjetën edhe...
Previous article PAS ZYRTARIZIMIT TË SOLSKJAER/ KLubi i "Djajve të Kuq" ka 6 yje në shënjestër, ja emrat e bujshëm

F.autor

Postime të ngjashme

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT