Pas një operacioni të policisë së Athinës u arrestuan në Agios Panteleimonas 4 persona, 3 shqiptarë dhe 1 tunizian, të moshës 27-63 vjeç.
Të arrestuarit akuzohen për krijim të organizatës kriminale, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas policisë, grupi vepronte duke trafikuar drogë në qendër të kryeqytetit grek, Squares America, Victoria and St. Panteleimon
Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi kanabisi me peshë rreth 2.5 kg, 2.940 euro, katër peshore precize dhe një pajisjeje elektrike.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i shqiptarëve të arrestuar.





