10 persona janë shoqëruar në komisariat pasi dyshohet se kanë lidhje me ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko që ndodhi një natë më parë.
Policia ka identifikuar dhe shoqëruar 10 persona, prej të cilëve mund të zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e ish-policit.
Ish-polici Santiago Malko mbeti i vrarë një natë më parë me 10 plumba. Ai u ekzekutuar në orën 22:25, në rrugën “Xhanfize Keko” teksa ishte në ecje me makinën e tij.
Pak orë pas vrasjes është gjetur një makinë e djegur në Ferraj që dyshohet se u përket autorëve. Gjithashtu policia ka identifikuur një prej personave që dyshohet se morën pjesë në atentat, me inicialet D.A., i cili është shpallur në kërkim.
Malko ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.


