• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË GJITHË DREJTORËT DO JENË GRA, BURRAT E KANË MENDJEN TE RYSHFETI”/ Porositë e prera të Ramës. Skemë e re kundër të…
Home
Politikë

“TË GJITHË DREJTORËT DO JENË GRA, BURRAT E KANË MENDJEN TE RYSHFETI”/ Porositë e prera të Ramës. Skemë e re kundër të…

28 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri nisi aktivitetin e tij pas pushimeve me tone të larta dhe paralajmërime për pastrimin e administratës.

rama kryeministri

 

 

 

Si drejtues i Rajonit të Veriut, kreu i qeverisë mblodhi në Shëngjin të Lezhës krerët e PS në qarqet e Veriut, ndërsa mesazhet e tij në këtë takim ishin pesimiste për një pjesë të mirë të të emëruarve.

Duke folur për performancën e dobët në krye të disa drejtorive të rëndësishme, si Posta, Tatimet, Kadastra, Transporti, Arsimi, Shëndetësia etj. në Qarkun e Shkodrës, Kryeministri Rama ka kërkuar shkarkimin e tyre dhe emërimin në vend të tyre vetëm të zonjave.

Burime nga takimi thanë se Rama është shprehur se “gratë janë më të përgjegjshme në detyrë dhe janë më të përkushtuara, ndërsa burrat e kanë mendjen te ryshfetet”, nisur kjo nga informacioni për mitmarrje për një nga këta drejtues.

Po ashtu, Kryeministri ka kërkuar që kryetarët e rinj të bashkive, në ato bashki që drejtoheshin nga PD, të jenë të kujdesshëm në zëvendësimin e atyre punonjësve që kanë dhënë dorëheqjen.

“Mos bëni reprezalje, kujdes me gratë dhe vajzat, specialistët nuk kanë ngjyrë partiake, ata që dinë të bëjnë punën, të qëndrojnë, pavarësisht se votojnë PD-në”, mësohet të jetë shprehur Kryeministri. Gjithashtu, ai u ka kërkuar të zgjedhurve vendorë që të hartojnë sa më shpejt projekte zhvillimi për bashkitë e tyre për të ndryshuar sa më parë jetën e qytetarëve në këto bashki. Mësohet se sot Kryeministri do të zhvillojë një takim me të gjithë drejtuesit e institucioneve kryesore në Qarkun e Shkodrës.

DEKRIMINALIZIMI

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama nuk ka lënë pa komentuar dhe rastin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, duke propozuar skemën e verifikimit të kandidatëve për deputetë apo kryetarë bashkie. “Do t’i propozoj Parlamentit që kandidatët e partive për deputetë apo kryebashkiakë, të depozitohen më herët sesa afati i regjistrimit, në mënyrë që të ketë kohë për verifikim nga organet ligjzbatuese. Kush individ merr përsipër të gënjejë një parti e një shoqëri të tërë, të mbajë mbi kurriz të gjitha pasojat. Nuk është përgjegjësi e partisë politike kur del një mollë e kalbur. Por, ama, është përgjegjësi e partisë të reagojë duke e flakur mollën e kalbur. Por me këto dy ndryshime ligjore, jo vetëm gënjeshtari apo shkelësi do flaket nga partia, po s’do lërë asnjë boshllëk nga pas”, mësohet të ketë thënë Rama, i cili ka shtuar se PS si parti nuk legjitimohet si subjekt për të kërkuar dokumente nga institucionet e drejtësisë së vendeve të huaja.

Pritet që shpallja e kandidatit të bëhet më parë dhe vetë kandidati të paraqesë pranë subjektit politik çdo dokument ligjor që vërteton pastërtinë e tij.

Duke folur për rastin e Valdrin Pjetrit, kreu i qeverisë është shprehur se: “Kemi pasur një problem me Shkodrën dhe kjo ka ardhur për arsye se komisioni i verifikimit të pastërtisë së figurës që ngritëm edhe këtë herë në parti, nuk mund të shkojë përtej kufijve që kanë shtetet në lëshimin e statusit penal për çdo individ. Italia për shembull e ka deri 10 vjet më parë dokumentin e pastërtisë. Mirëpo, në rastin e Valdrin Pjetrit kjo nuk ka mjaftuar, siç e kemi parë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E ISH-POLITCIT SANTIAGO MALKO/ Detajet e REJA: Shoqërohen 10 persona në polici
Previous article "KE DALË HUQ, B*LE!" Salsano Rrapi i kthehet keq ndjekësit: Nuk e dimë kush është b*lja në... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT