• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ILARIA SULËS/ Ish-i dashuri i përgjigjet gjyqtarit hetues: S’e kisha planifikuar krimin. Fjetëm bashkë, e vrava mëngjesin e 26 marsi
Home
Breaking News

VRASJA E ILARIA SULËS/ Ish-i dashuri i përgjigjet gjyqtarit hetues: S’e kisha planifikuar krimin. Fjetëm bashkë, e vrava mëngjesin e 26 marsi

4 April, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mark Antony Samson , 23-vjeçari që rrëfeu vrasjen e ish-të dashurës së tij Ilaria Sula , studentes shqiptare e vrarë në Romë , deklaroi se nuk e kishte planifikuar krimin.
Dëshmia e tij u dha gjatë marrjes në pyetje për të vërtetuar arrestimin, i cili zgjati mbi pesë orë, para gjykatësit hetues.
Prokurorët e akuzojnë të riun për vrasje të rëndë me dashje dhe fshehje të kufomës se ka tentuar të heqë qafe trupin e Ilarisë duke e hedhur, pasi e kishte mbyllur në një valixhe, në një luginë.
“Kam vrarë Ilarinë në mëngjesin e 26 prillit”. Samson më pas, reflektoi për lapsusin dhe raportoi se Ilaria u vra në mëngjesin e 26 marsit pasi kaloi natën në shtëpinë e tij.
I dyshuari shpjegoi se e reja kishte shkuar në banesën në Via Homs, në lagjen afrikane, në mbrëmjen e datës 25 për t’i kthyer disa nga rrobat e tij.
E reja, sërish sipas ish-it, do të kishte qëndruar deri vonë në mbrëmje dhe për këtë arsye preferoi të flinte me ish-in për të shmangur transportin publik.
Sipas djalit, të dy së fundmi i kishin dhënë fund një lidhjeje që kishte vazhduar prej disa muajsh me ulje-ngritje.
“Unë i bëra të gjitha vetë”, u shpreh 23-vjeçari filipinez. Ndërsa në pyetjet e gjyqtarit hetues për rolin e prindërve ai ushtroi të drejtën për të mos u përgjigjur.
Djali tha se e ngarkoi trupin në makinë, pasi e mbylli në një valixhe, duke e braktisur në një luginë. 23-vjeçari pohoi gjithashtu se kishte pastruar vendin e sulmit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TELEFONATA E LAVROV ME SELINË E SHENJTË/ Vatikani garant për fushën humanitare dhe shkëmbimin e të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës
Previous article E RËNDË/ Babai polic i moderatores shqiptare vret veten

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive Aktualitet

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë Aktualitet

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

"SHPËRBLEHEN NGA VIDEOT DRAMATIKE"/ Rama për influencerët: Janë bërë parellinj me shale e kremra, shkojnë në protestë se është trend Breaking News

"SHPËRBLEHEN NGA VIDEOT DRAMATIKE"/ Rama për influencerët: Janë bërë parellinj me shale e kremra, shkojnë në protestë se është trend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT