• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E GJENERALIT/ SHBA thirrje qytetarëve të saj: Largohuni menjëherë nga Iraku
Home
Nderkombetare

VRASJA E GJENERALIT/ SHBA thirrje qytetarëve të saj: Largohuni menjëherë nga Iraku

3 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë amerikanëve që të largohen menjëherë nga Iraku. Thirrja vjen pas vrasjes së gjeneralit Iranian, Qassem Soleimani, gjatë një sulmi ajror me dron të urdhëruar nga presidenti Donald Trump.

“Për shkak të tensioneve të ngritura në Irak dhe rajon, ne u bëjmë thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Iraku. Për shkak të sulmeve të milicisë të mbështetur nga Irani në kompleksin e ambasadës amerikane, të gjitha operacionet konsullore janë pezulluar. Qytetarët e SHBA-së nuk duhet të afrohen pranë Ambasadës”, thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan.

Gjenerali Soleimani u godit në aeroportin e Bagdadit në Irak, qytet ku ka patur së fundmi protesta të forta anti-amerikane. Ai ishte Komandanti i Forcës elitë Al-Quds, pjesë e Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit. Vrasja e tij nga shumë ekspertë po konsiderohet si momenti më delikat në Lindjen e Mesme që pas Luftës së Irakut.

Përgjigja e Uashingtonit erdhi pas sulmeve të bëra ditët e fundit ndaj Ambasadës Amerikane në Baghdad, të cilat mendohet se janë nxitur nga forcat iraniane.

Qeveria franceze gjithashtu ka paralajmëruar qytetarët e saj të qëndrojnë larg çdo tubimi në Iran.

Drejtuesit e Iranit kanë reaguar ashpër duke paralajmëruar hakmarrje të ashpër ndaj Uashingtonit, ndërsa Kina dhe Rusia kanë dënuar vrasjen e Qassem Soleimani, duke i bërë thirrje SHBA-së që të tregojë vetëpërmbajtje dhe të mos cënojë stabilitetin e Lindjes së Mesme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NEW START"/ 23-vjeçarja tenton të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar, arrestohet bashkë më punonjësin e aeroportit të Rinasit
Previous article LUAJTI SEZONIN E FUNDIT ME LAÇIN/ Sulmuesi zgjidhet golashënuesi më i mirë i dekadës së fundit në… (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT