• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NEW START”/ 23-vjeçarja tenton të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar, arrestohet bashkë më punonjësin e aeroportit të Rinasit
Home
Breaking News

“NEW START”/ 23-vjeçarja tenton të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar, arrestohet bashkë më punonjësin e aeroportit të Rinasit

3 January, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy persona janë arrestuar në aeroportin e Rinasit,  për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve me dokumente të falsifikuara, ku njëri prej tyre është punonjës i skanerit.

Operacioni nga Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar personat nëpërmjet operacionit policor “NEW START”.

Vajza Xh. K., 23 vjeçe, banuese në Mat, u arrestua për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, e cila tentoi të kalonte kufirin me pasaportë të falsfikuar.

Gjithashtu u arrestua edhe Roland Keçi 43 vjeç, punonjës i sigurisë te kontrolli i pasagjerëve me skaner, i cili ka qenë i proceduar më parë nga Policia Kufitare, pasi është kapur në zonën sterile me 2700 euro dhe telefon celular.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Vajza XH. K. 23 vjeç ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë me dokumentacion të rregullt, por pas dyshimeve të punonjësve të Policisë Kufitare mbi qëllimin e udhëtimit dhe arsyet e dhëna, është kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, ku i është gjetur një kartë italiane e falsifikuar.

43- vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë, pasi kishin siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me gjeneralitete italiane, kanë tentuar ta kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit tranzit drejt aeroportit të Romës, Milano, me destinacion final në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasen Xh. K..

Sipas policisë, materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBËSHTETI PUBLIKISHT ARILENËN/ Jonida Maliqi: M’u kthyen dhe mua kundër (FOTO)
Previous article VRASJA E GJENERALIT/ SHBA thirrje qytetarëve të saj: Largohuni menjëherë nga Iraku

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap Aktualitet

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT