• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E GJENERALIT/ Kampionia olimpike “tradhton” Iranin dhe shpërthen ndaj regjimit: Na përdorët politikisht
Home
Nderkombetare

VRASJA E GJENERALIT/ Kampionia olimpike “tradhton” Iranin dhe shpërthen ndaj regjimit: Na përdorët politikisht

12 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Kimia Alizadeh, e vetmja femër fituese e një medalje olimpike në Iran, njoftoi se është larguar përgjithmonë nga vendi i saj për në Evropë.

“Më lejoni të filloj me një përshëndetje, një lamtumirë ose ngushëllime,” shkruante 21-vjeçarja në një postim në Instagram duke shpjeguar pse po largohej.

“Unë jam një nga miliona gra të shtypura në Iran me të cilat kanë luajtur për vite me radhë”.

Alizadeh u bë gruaja e parë iraniane që fitoi një medalje olimpike pasi rrëmbeu medaljen e bronzit në taekëondo në kategorinë -57 kg gjatë Lojërave Olimpike në Rio 2016.

E njohur me dashuri në Iran si “Tsunami”, Alizadeh njoftoi se po linte vendin e saj të lindjes duke kritikuar ashpër regjimin në Teheran.

“Ata më morën kudo që të dëshironin. Unë vishja çfarëdo që të thoshin. Çdo fjali që më porositnin të thoja, unë përsërisja. Kurdo që e shihnin të arsyeshme, ata më shfrytëzonin”, shkroi ajo.

“Unë nuk isha e rëndësishme për ta. Askush nga ne nuk kishte rëndësi për ta, ne ishim mjete,” vazhdon Alizadeh, duke sqaruar se ndërsa regjimi festonte medaljet e saj, ajo kritikonte sportin që kishte zgjedhur: “Virtyti i një gruaje nuk është që të zgjasë këmbët! ”

Larmi i saj nga vendi u raportua për herë të parë të enjten. Mediat iraniane sugjeronin se ajo ishte larguardrejt Holandës.  Nga postimi i saj është e paqartë se në cilin vend ndodhet aktualisht.

Të Premten, kreu i Federatës së Taekëondo të Iranit, Seyed Mohammad Pouladgar, pohoi se Alizadeh i kishte siguruar babait të saj dhe trajnerit të saj se ajo po udhëtonte për pushime në një udhëtim që ishte  paguar nga qeveria iraniane. Ai hodhi poshtë raportet për “arratisjen” e Alizadan, duke i cilësuar thashetheme të motivuara politikisht nga mediat e huaja.

Alizadeh konfirmoi ‘thashethemet’ të shtunën, duke thënë se ajo “nuk donte të ulet në tryezën e hipokrizisë, gënjeshtrave, padrejtësive dhe lajkave” dhe se ajo nuk dëshironte të ishte në bashkëpunim me “korrupsionin dhe gënjeshtrat” e regjimit.

“Fryma ime e trazuar nuk përshtatet me lidhjet tuaja të ndyra ekonomike dhe lobet e ngushta politike. Unë nuk dëshiroj asgjë tjetër përveç Taekëondo, siguri dhe një jetë të lumtur dhe të shëndetshme”, tha ajo duke shtuar se nuk ishte  ftuar të shkojë në Evropë.

Ajo tha se vendimi për largimin ishte shumë më i vështirë sesa fitimi i medaljes olimpike.

“Unë mbetem një vajzë e Iranit kudo ku jam”, tha ajo.

Largimi i sportistes vjen mes protestave antiqeveritare që “pushtuan” Teheranin të shtunën pasi zyrtarët iranianë pranuan se kishin qëlluar aksidentalisht avionin ukrainas, duke vrarë të gjithë 176 personat në bord.

Kanadaja, Suedia dhe vendet e tjera, qytetarët e të cilëve u vranë, kanë rritur kërkesat ndaj Teheranit për të kryer një hetim të plotë dhe transparent.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA, Morgan Ortagus, komentoi largimin e Alizadan.

“Irani do të vazhdojë të humbasë gratë më të forta nëse nuk mëson t’i fuqizojë dhe t’i mbështesë ato,” tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAKETA "ANTI-SHPIFJE"/ Ilir Meta e kthen në Kuvend: Shkel Kushtetutën
Previous article "PËRGJIGJU OSE ZHVISHU"/ Arjola Demiri i befason të gjithë me deklaratën e saj të papritur: Do doja të bëja s*ks me Bujar Asqeriun! (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT