• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ENTJAN NIKULAJT/ Policia gjen 25 gëzhoja në vendngjarje. Shoqërohen disa persona
Home
Breaking News

VRASJA E ENTJAN NIKULAJT/ Policia gjen 25 gëzhoja në vendngjarje. Shoqërohen disa persona

3 December, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të paktën 25 gëzhoja kallashnikovi janë gjetur në vendin ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Entjan Nikulaj mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

40-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me një fuoristradë Mercedes-Benz kur ndaj tij u hap zjarri me breshëri kallashnikovi nga një tjetër automjet në lëvizje.

Entjan Nikulaj, i cili është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt që u vra më 19 Prill 2023 në lokalin e tij në Shëngjin, u dërgua në Spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore. Por fatkeqësisht aty ndërroi jetë.

Sipas korrenspondentit të Klan News në Lezhë, Martin Marku, në lidhje me këtë atentat janë shoqëruar disa persona nga ana e efektivëve të Policisë së Lezhës, të cilët mund të kenë dijeni për rrethanat.

Për të hetuar ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Sa i përket autorëve, besohet të kenë qenë 2 persona të cilët kanë përdorur në krim një makinë tip BMW me targa të vjedhura, që ishin raportuar të humbura në zonën e Kombinatit në Tiranë më 29 Nëntor.

Makina e vrasësve u gjet e djegur pranë aeroportit të Rinasit në mbrëmjen e të shtunës. Brenda mjetit ishin edhe dy armë zjarri automatik. Pasi braktisën makinën e përdorur në atentat, autorët mendohet të jenë ndihmuar nga një person tjetër për t’u larguar.

Pista e parë e hetuesve për vrasjen e Entjan Nikulajt është ajo e gjakmarrjes mes dy fiseve, Nikulaj-Lekstakaj.

Pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 Prill 2023, më 19 Korrik 2023 u ekzekutua me armë Nikolin Lekstakaj. Sipas Klan News, Entjan Nikulaj dyshohej se ishte një prej personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Më 2 Dhjetor 2023, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër u vra Entjan Nikulaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E REJA/ Atentati ndaj Entjan Nikulajt në Lezhë, 40-vjeçarit iu zu prit sapo
Previous article KAOS NË AEROPORTIN E MYNIHUT/ Avionët të mbuluar nga bora! Anulohen fluturimet, paralizohet transporti në Gjermani

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT