Rikthehet çështja e Egli Progës, babait të dy fëmijëve, i cili u vra mbrëmjen e 10 gushtit në Pogradec.
Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë duke rikthyer në burg tre persona, të cilët ishin të pranishëm kur u vra Egli Proga dhe akuzohen se penguan zbardhjen e së vërtetës.
Sipas burimeve zyrtare policore, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ka bërë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetasve: Voltan Shkulaku, 40 vjeç, Arjan Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, banues në Pogradec.
Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat “janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht”.


