Flet vjehrri i Nikoll Sherrnikut, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela i cili është vetëdorëzuar në polici.
Astrit Gjoka, vjehrri i tij ka deklaruar se natën që ka ndodhur ngjarja, Sherrniku ka qenë në shtëpinë e tij.
“Nikolla është i fejuari i vajzës time dhe ka katër vite që është fejuar me të. Për akuzën që ngrihet ndaj tij deklaroj me bindje të plotë se atë natë ka qenë në shtpëinë time edhe është ngritur në 9 të mëngjesit dhe ka shkuar në shtëpi se me datën 5 kishte ditëlindjen. Jemi organizuar si familjar dhe kemi shku në shtëpinë e tij. Natën e ngjarjes ka qenë në shtëpinë time. Ai ka nejt ca kohë në itali ku ka p[unu si mekanik, më pas ka ardhur këtu dhe është marrë duke rregullu ndonjë gjë. Në dijeninë time ai ska lidhje ka qenë në shtëpinë time. Kët e kam deklaru dhe në polici”, tha ai.
I vjehrri shton se sipas tij Sherrniku është arrestuar pa asnjë lloj fakti.
“Me datën 4 ka qenë në shtëpinë time, në mëngjes më datën 5 ka shkuar në shtëpinë e tij. Kjo mund të faktohet krej rehat. Ka në sisteme se ai ska pasur mjet në shtëpinë e tij. Unë se njof personin tjetër dhe as ai. Se kam pasur problemet e mia. Bile dhe e kam ndihmuar për kushtet e vështira që ka pasur. Unë e kam ndihmuar. Është njeri hallexhi, mos hyni në akuza të pa baza. Është arrestu pa asnjë lloj fakti. Në dijeninë time se di që është shpallur në kërkim njëherë”, shtoi ai.
Report Tv më parë ka siguruar dokumentin i cili dëshmon se Sherrniku është vetëdorëzuar në polici më datë 19 dhjetor në komisariatin e policisë së Kurbinit. Ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, duke thënë se atë natë ka qenë në banesën e tij.
Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. 26-vjeçari është nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.
Pasi e dërgoi mikun e tij në Shkodër, gjatë kthimit efektivi i policisë ka parë një automjet, dhe një person që kishte dalë nga makina, po ia bënte me drita me një elektrik dore. Hetuesit dyshojnë se punonjësi i policisë Prela, ka menduar që personi që ia ka bërë me drita, ka kërkuar ndihmë, ndaj dhe Prela është kthyer mbrapsht.
Ai ka kthyer makinën me sens drejtimi nga Tirana në Lezhë, dhe i është afruar personin që ia ka bërë me dritë. Ka ulur xhamin dhe ka parë një individ, që sipas policisë, ka shumë gjasa që ta ketë njohur. Punonjësi i policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, ndërkohë është përballur me të shtënat e armës, një pistoletë tip TT që kishte agresori. Lidhur me këtë ngjarje është shpallur në kërkim dhe Brilant Martinaj i cili rezulton se pak ditë pas ngjarjes është larguar drejt Turqisë për shkak të problemeve me shëndetin e një familjari.


