• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vrasja e DEVI KASMI-t/ Pasi e deklaroi Xhafa, policia jep detajet për ndalimin e të dyshuarit
Home
Aktualitet
Kronikë

Vrasja e DEVI KASMI-t/ Pasi e deklaroi Xhafa, policia jep detajet për ndalimin e të dyshuarit

31 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Mbremjen e djeshme ishte ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj i cili i ftuar ne emisionin e gazetares Eni Vasili deklaroi se Policia sapo kishte ndaluar nje person te dyshuar si bashkepunetor ne atentatin mafioz qe ndodhi te henen ne Tirane, ku mbeti i vrare Devi Kasmi.

Sot policia ka dhene detaje per shtetasin e ndaluar si i dyshuar i perfshire ne atentat.

“Ne vijim te veprimeve te kryera nga grupi i posaçem i ngritur prane Drejtorise Vendore te Policise Tirane ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine prane Rrethit Gjyqesor Tirane per zbardhjen e vepres penale “Vrasja me paramendim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” e kryer në bashkëpunim u ndalua shtetasi M.M. i dyshuar si i perfshire ne vrasjen e shtetasit D.K.”

Hetimi vijon me intensitet dhe per momentin nuk behen me dije te dhena te tjera”.

HETIMI

Policia ka shpallur në kërkim një të kërkuar për atentatin mafioz, që i mori jetën 41- vjeçarit Devi Kasmi mbrëmjen e së hënës në Tiranë.

Bëhet fjalë për Domart Konjari, i cili që prej vitit 2016, kur u la i lirë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, edhe pse kërkohej nga Franca për trafik droge, nuk u arrit të gjendej asnjëherë nga Policia.

E megjithëse në arrati dhe i konsideruar si një prej personave me rrezikshmëri të lartë, Konjari kthehet në qendër të vëmendjes si i dyshuar për vrasjen e Kasmit, dikur mik i tij. Ndërsa mbrëmë Policia e Tiranës gjeti motorin e përdorur nga atentatorët dhe ndaloi një person që dyshohet si bashkëpunëtor në vrasje.

Emri i Konjarit, si një person i dyshuar për atentatin te Pediatria, përmendet në një komunikatë të brendshme të Policisë së Shtetit, por pa u specifikuar nëse ka rol ekzekutori apo porositësi të vrasjes. Ndërsa sipas hetimeve të deritanishme, pista kryesore e Policisë në lidhje me vrasjen e Devi (Dëfrim) Kasmit, është ajo e konflikteve për zonat e influencës së drogës, kryesisht të llojit kokainë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Federer pritet si mbret, qindra fansa në aeroport pas suksesit në Melburn
Previous article Probleme për çiftin e famshëm? David dhe Victoria Beckham janë në krizë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli Aktualitet

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT