• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E BIZNESMENIT NË ELBASAN/ Të arrestuarit paraqitën deklarata nga familjarët: S’kanë lidhje me ngjarjen
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E BIZNESMENIT NË ELBASAN/ Të arrestuarit paraqitën deklarata nga familjarët: S’kanë lidhje me ngjarjen

5 December, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy deklarata të Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të firmosura nga familjarë të Mondi Mëhallës, i ekzekutuar të dielën e 30 nëntorit, se nuk kanë dyshime që ata kanë lidhje me vrasjen, nuk e bindën Gjykatën e Elbasanit për të dhënë masë më të butë se ajo “arrest në burg”. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Ago, ish-ortak i viktimës Mëhalla, kishte deklaratë të firmosur nga motra dhe vëllai i viktimës, ndërsa Kujtim Pisha, nga kunati, njëkohësisht edhe menaxher i karburantit “Xhaxhi Oil”. Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se të dy, si Ago dhe Pisha, mohuan të kenë lidhje me ngjarjen.  

Për Agon, prokuroria thotë se ka provë kundër tij makinën “Audi” e cila rezulton në emër të kompanisë, por sipas tij, nuk ka lidhje pasi makina ishte dhënë me kontratë përdorimi, pasi po hiqen makinat me karburant për t’u zëvendësuar me të tjera elektrike. Rrjedhimisht sipas Agos, nuk mund të ketë dijeni për autorët e vrasjes. 

Kujtim Pisha, banakier në karburantin e Mëhallës, akuzohet për moskallëzim krimi për faktin që nuk njoftoi policinë. Në gjykatë ai deklaroi se ishte në punë duke ngrënë bukë, kur dëgjoi të shtënat. Në atë moment, sipas tij, i telefonoi nëna e Mëhallës që rri shumë pranë karburantit që të dilte të shihte çfarë ndodhi.

Trupin e pajetë e gjetën 3 persona, Pisha, një punonjës tjetër i karburantit dhe menaxherja e taksive. Kjo e fundit, sipas tij ka njoftuar policinë, ndërsa të tre janë munduar t’i japin ndihmën e parë 43-vjeçarit. Sipas Pishës, të vetmin person që telefonoi ishte kunati i Mëhallës, të cilit i tregoi çfarë kishte ndodhur.  

Ditën e ngjarjes, viktima Mondi Mëhalla ka qenë në drekë me familjarët dhe nuk kishin shumë që ishin kthyer. Sapo ka lënë shtëpinë e nënës së tij, dhe ka hipur në makinën “Range Rover”, u qëllua për vdekje.  

Policia e Elbasanit po punon për arrestimin e 2 personave të shpallur në kërkim, Marselo Arani, 32 vjeç, dhe Armando Kola, 35 vjeç, me të cilët dyshohet se ka pasur konflikte droge. I treti i arrestuar, 29-vjeçari Nevzat Spaho, pritet të dalë në vijim për masë sigurie, ndërsa policia dyshon se mund të ketë jetë edhe ekzekutori, ndërsa janë në pritje të analizave të barutit nëpër duar, çka do të bënte provë të rëndësishme në hetime. 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SEANCA PO SHTYHET PËR..."/ SPAK sqarim mbi çështjen Veliaj: Aktet i janë dorëzuar plotësisht të pandehurit
Previous article VRAU EFEKTIVIN E FNSH/ Kërkesa e David Qoses në gjykatë: Të shfuqizohet dënimi

s.autor

Postime të ngjashme

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë Aktualitet

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda Aktualitet

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda

TMERR NË VLORË/ 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon Aktualitet

TMERR NË VLORË/ 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT