• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E BEHAR SOFISË/ Gjykata e Lartë vulos vendimin, 127 vite burg për autorët e krimit
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E BEHAR SOFISË/ Gjykata e Lartë vulos vendimin, 127 vite burg për autorët e krimit

4 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e 5 prej autorëve që morën pjesë në vrasjen e biznesmenit Bujar Sofia, ngjarje e ndodhur në muajin shkurt të vitit 2021 pranë ‘Piramidës’ në Tiranë.

Kolegji penal la në fuqi vendimin e dhënë nga Apeli i Posaçëm në 16 shtator të 2024.

Xhuljano Visha, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar Leza u dënuan me nga 30 vite burg secili, ndërsa Ernejt Shyti i cili ishte bashkëpunëtor i drejtësisë, njëherësh ekzekutor, u dënua me 7 vite heqje lirie.

Pesë të akuzuarit u shpallën fajtor për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”.

Jemin Shera i cili organizoi dhe dha urdhrin për vrasjen e biznesmenit është dënuar me 35 vite burg në mungesë.

Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u vra mëngjesin 25 shkurtit (2021) afër Piramidës në Tiranë. Vrasësi i cili u largua me biçikletë pasi e ndoqi disa metra pranë shtëpisë së tij, i preu rrugën viktimës dhe e qëlloi. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi kreu misionin, fillimisht u largua në këmbë përmes urës së Lanës, më pas me biçikletë pranë kullave dhe u largua drejt Kodrave të Liqenit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKRA E 4 SHKURTIT/ Balla në aktivitetin përkujtimor: Plagë e hapur në kujtesën kombëtare
Previous article DOSJA/ Si ‘Kurum’ i shiti mijëra ton mbetje të rrezikshme ‘Bajrami N’ dhe tregtarit Petrit Qosja! Nuk dihet se ku përfunduan, shoqëria e palicencuar

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJATEN ME TRE MUAJ HETIMET PËR DOSJEN "BALLUKU"/ BKH kontrolle në 4 banesa e zyra në Tiranë e Durrës Aktualitet

ZGJATEN ME TRE MUAJ HETIMET PËR DOSJEN "BALLUKU"/ BKH kontrolle në 4 banesa e zyra në Tiranë e Durrës

GARA PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM/ Pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto Aktualitet

GARA PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM/ Pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto

FENOMENI I ÇUDITSHËM NË GJIRIN E LALËZIT/ Një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale Aktualitet

FENOMENI I ÇUDITSHËM NË GJIRIN E LALËZIT/ Një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT