• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA/ Si ‘Kurum’ i shiti mijëra ton mbetje të rrezikshme ‘Bajrami N’ dhe tregtarit Petrit Qosja! Nuk dihet se ku përfunduan, shoqëria e palicencuar
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA/ Si ‘Kurum’ i shiti mijëra ton mbetje të rrezikshme ‘Bajrami N’ dhe tregtarit Petrit Qosja! Nuk dihet se ku përfunduan, shoqëria e palicencuar

4 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mes 33 masave të sigurisë të lëshuara nga Prokuroria e Durrësit lidhur me skandalin e menaxhimit të mbetjeve të rrezikshme të shoqërisë “Kurum International”, është dhe administratori i kompanisë “Bajrami N” sh.p.k, me administrator Nazif Bajrami si dhe Petrit Qosja, i cili rezulton si tregtar i mbetjeve.

Mes “Kurum” dhe “Bajrami N” ka dy kontrata të nënshkruara, njëra më datë 01.10.2021, pjesë është dhe personi fizik Petrit Qosja ‘tregtar i mbetjeve’, me vlefshmëri deri më 01.10.2022. Kontrata tjetër është nënshkruar më datë 04.01.2023, e vlefshme deri më 04.01.2024. Objekti i dy kontratave është “Për menaxhimin e mbetjeve jo të rrezikshme” “Skorie e papërpunuar dhe skorie e përpunuar”.

“Menaxhuesi i licencuar zotohet se prej marrjes së mbetjeve objekt kontrate do t’i trajtojë pranë impiantit të tij për prodhim betoni dhe për shtrim rrugësh si stabilizant. Sipas kësaj kontrate, menaxhuesi i licencuar të jetë i pajisur me Leje Mjedisi për aktivitetin që ushtron, të zbatojë rregulloren e mjedisit si dhe të ndjekë legjislacionin e sigurimit të shëndetit në punë deri në depozitimin dhe trajtimin /riciklimin e mbetjeve objekt kontrate pas marrjes së tyre nga kompleksi i Kurum International sh.a, Elbasan. Menaxhuesi i licencuar të sigurojë lëvrimin e mbetjeve objekt kontrate në mënyrë të tillë që të mos i derdhë ato në mjedis apo të mos e dëmtojë mjedisin gjatë marrjes së tyre”, thuhet në kontratën e nënshkruar mes dy subjekteve, referuar dosjes hetimore të siguruar nga Report Tv.

“Kurum International” ka deklaruar se në dy rastet i ka shitur “Bajrami N” mbetje jo të rrezikshme “Skorie e përpunuar dhe skorie e papërpunuar”. Në deklarimet e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, në vitin 2022 dhe në vitin 2023, “Kurum” i ka shitur “Bajrami N” dhe “Petrit Qosjas” 15996 ton mbetje, 16253 ton mbetje dhe 10359 ton mbetje.

Mirëpo nga verifikimet, shoqëria “Bajrami N” nuk disponon leje mjedisore për përpunimin apo trajtimin e këtyre mbetjeve ‘skorie e përpunuar dhe skorie e papërpunuar’. “Nga të dhënat e administruara nuk ka asnjë informacion se çfarë procesi pune ka ndodhur, ku janë depozituar këto mbetje, dhe si janë trajtuar pasi nuk ka asnjë regjistër të deklaruar mbi to”, theksohet në dosjen hetimore.

Gjithashtu as pala e tretë tregtari i mbetjeve Petrit Qosja nuk është i licencuar për transport mallrash ndërkombëtar, madje as për transport të mallrave të zakonshme. Referuar numrit të licencës të pasqyruar në dokumentacione, rezulton se kjo licencë i përket Elton Dokës.

“Kurum International” i ka shitur mijëra ton mbetje tek shoqëria “Bajrami N” dhe tregtari Petrit Qosja, i cili kishte marrë përsipër transportin, të cilët nuk janë të pajisur me licenca të posaçme për të menaxhuar këto mbetje.

Prokuroria e Durrësit akuzon administratorin e “Bajrami N” Nazif Bajramin dhe Petrit Qosjan për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”. Ndërkohë administratori i “Kurum International” Erdal Demir akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në 4 raste, “transporti i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumenteve” ne 2 raste dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E BEHAR SOFISË/ Gjykata e Lartë vulos vendimin, 127 vite burg për autorët e krimit
Previous article ALARM NË EVROPË/ Satelitë rusë dyshohet se kanë përgjuar komunikimet e satelitëve kritikë evropianë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT