• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ARTUR BASHIMIT NË GREQI/ Kapet ekzekutori 27-vjeçar: U pagova 15 mijë euro! Urdhri erdhi nga burgu
Home
Breaking News

VRASJA E ARTUR BASHIMIT NË GREQI/ Kapet ekzekutori 27-vjeçar: U pagova 15 mijë euro! Urdhri erdhi nga burgu

3 September, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autoritetet greke kanë arrestuar një 27-vjeçar i dyshuar si vrasësi i shqiptarit Artur Bashimi, ngjarje e ndodhur më 18 gusht 2025 në lagjen Agios Panteleimonas të Greqisë.

Mediat greke kanë bërë me dije se i arrestuari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije për mediat, ka pranuar autorësinë përpara hetuesve duke treguar se për eleminimin e 47-vjeçarit shqiptar, është paguar 15.000 euro.

Ekzekutori tregon se nuk ka dijeni se kush është porositësi dhe as arsyet që ka dashur të vrasë Artur Bashimin, por tregon se urdhëri ka ardhur nga brenda burgjeve të Greqisë. Autori i vrasjes nuk është një personazh i panjohur për policinë greke pasi njihet si një përdorues i rregullt i lëndëve narkotike.

Vrasja e 47-vjeçarit Artur Bashimi ka ndodhur rreth pasdites së 18 gushtit në kryqëzimin e rrugëve Michael Voda dhe Rodou në Athinë. Kamerat e sigurisë në lagjen ku dhe ka ndodhur krimi kanë filmuar me detaje të gjithë skenën e ekzekutimit. Fillimisht autorit, një burrë mesatar i veshur me të zeza, siç e përshkruajnë mediat greke, ka mbërritur në vendngjarje me një motor. Ai ka pritur në këmbë objektivin e tij, pra Artur Bashimin.

Në momentin që ky i fundit ka ardhur, autori i është afruar dhe e ka qëlluar me një plumb në gjoks. Vrasësi ka tentuar të qëllojë për herë të dytë, por arma i është bllokuar. Pas vrasjes, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ende mbetet e paqartë nëse dikush e ka nxjerrë viktimën në pritë apo lëvizjet e këtij të fundit kanë qenë të mirë llogaritura nga vrasësi.

Vrasja e Artur Bashimit në Greqi, arrestohet ekzekutori! 27-vjeçari

Viktima Artur Bashimi, i vellai Marsel Bashimi

Artur Bashimi shtë një person i skeduar më parë nga autoritetet greke, i njohur ndryshe si pjesëtar i një prej grupeve më famëkeqe për vjedhje si dhe pjesë e organizatave kriminale. Pistat për vrasjen e shqiptarit janë të përqendruara dhe në larjen e hesapeve të vjetra, përfshirë këtu dhe për llogari të vëllait të viktimës, Marsel Bashimi, por ende nuk ka të dhëna të sakta lidhur me këto dyshime.

Ky i fundit i njohur gjithashtu dhe me mbiemrat Shkurtaj dhe Gozhita, është një person me precedentë të kaluar kriminale si në Greqi ashtu dhe në shtetin shqiptar. Marsel Bashimi është arrestuar në Korrik të vitit 2022 së bashku me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin për vrasjen e komisarit të policisë, Artan Cuku, ngjarje e ndodhur në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HIDHET SHORTI/ Kush do të gjykojë Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
Previous article AMERIKANËT VRASIN 11 PERSONA NË ANIJEN E DROGËS/ Trump: Në shënjestër anëtarët e bandës venezueliane

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT