• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASAMBLEJA E PS/ Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës! Qëndrojnë Manastirliu e Balla, vijnë Demo e Koçiu
Home
Politikë

ASAMBLEJA E PS/ Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës! Qëndrojnë Manastirliu e Balla, vijnë Demo e Koçiu

14 November, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Përplasjes më të madhe deri më tani në kampin rozë, kryesocialisti Edi Rama iu përgjigj pa fjalë, por me veprime.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë të Partisë Socialiste, gati 9 muaj pas asaj të fundit 21 marsin e kaluar, Rama shkarkoi kryebashkiakun Erjon Veliaj, si drejtues politik të qarkut të Tiranës. Një lëvizje e fortë politike kjo, që vjen pas një qëndrimi të munguar prej javësh nga koha kur Veliaj nisi nga paraburgimi akuzat publike se kryeministri e ka kërcënuar me rëndim të pozitës penale nëse nuk do pranonte se fshihet pas protestave në Tiranë e nëse nuk hiqte dorë nga mandati.

“Do lutesha për ndërprerjen e transmetimit. Fillimisht dua të ndaj disa fjalë vetëm me asamblenë e familjes sonë politike”, tha Rama në fillim të mbledhjes.

Me garën elektorale të 9 majit që po afrohet gjithnjë e më shumë, kjo Asamble e socialistëve shënoi çeljen zyrtarisht të fushatës, dhe hapin e parë drejt emrave të mundshëm që mund të shihen si kandidatët për të synuar drejtimin e 46 bashkive në vend.

“Mbledhja e sotme ishte një nga mbledhjet e radhës, e fokusuar në garën elektorale. Nga sot PS është zyrtarisht në fushatë. Kemi ndërtuar platformën që do duhet të shtrihet në çdo cep të territorit të Shqipërisë, për t’iu afruar përgatitjes së fushatës. Miratuam një platformë që do kërkojë një mënyrë të re, zgjedhjen e atyre që duan të kontribuojnë në këshilla. Forum i hapur publik, ku secili që kërkon të jetë pjesë e kontributit për këshillat, do duhet të jetë pjesë e platformës këshilltari i baskisë sime. Po ashtu forumet të vazhdojnë në mënyrë të strukturuar një diskutim për punët për Shqipërinë”, tha Klosi.

Tirana, si bashkia më e madhe në vend, edhe pas shkarkimit të Erjon Veliajt, përforcohet me 4 drejtues politikë, dy prej të cilëve, emra të rinj.

Ministri i Brendshëm Ervin Demo, lë drejtimin politik të Beratit për të marrë atë të bashkisë më të rëndësishme në vend. Në krah të tij, bashkëdrejtuese, vjen numri 2 i qeverisë, zëvendës kryeministrja Albana Koçiu.

Nën ethet e zgjedhjeve vendore, përzgjedhja e tyre është domethënëse. Zërat mediatike se Ervin Demo mund të jetë fytyra me të cilën Partia Socialiste do të garojë për Tiranën më 9 maj, shtohen, sikundër nuk përjashtohet mundësia që kryeministri Rama të ketë menduar një garë që nis në heshtje që në bashkëdrejtimin politik të Bashkisë së Tiranës, mes Demos dhe Albana Koçiut se kush do të jetë kandidati.

Taulant Balla ruan vendin për drejtimin e bashkive të vogla të qarkut.

Ogerta Manastirliu mbetet drejtuese politike e Bashkisë së Tiranës, emri që Rama e përzgjodhi për zgjedhjet e parakohshme të nëntorit 2025, të mbetura në tentativë. Ende nuk dihet sa do të jenë shanset që ajo të mbetet sërish një alternativë.

Megjithatë, problemet brenda socialistëve, nuk i zgjidh as kjo garë e mundshme. Erion Braçe, nuk e ka fshehur ambicien për të qenë ai kandidati i Tiranës, me paralajmërimin se emri duhet të dalë një proces brenda partiak

Pritshmëritë e një tjetër socialisteje, se pas kritikave që shfaqi hapur mbi funksionimin e selisë rozë, përjashtimi nuk do të mungonte, për pak u bënë fakt.

Burime nga mbledhja e Asamblesë, thanë se Kryeministri Edi Rama kërkoi të hidhet në votë përjashtimi i Elisa Spiropalit si deputete e PS-së.

Por në përfundim, sekretari i Përgjithshëm të PS-së Blendi Klosi, tha në një përgjigje të shkurtër për mediat, se Spiropali mbetet anëtare e PS-së, duke lënë të nënkuptuar kështu, se asambleja është mbyllur pa e hedhur në votim kërkesën e kryeministrit Rama për përjashtimin e saj.

Gazetarët: A është anëtare e PS, Elisa Spiropali?

Klosi: Po është anëtare e PS.

Një zë pro brenda sallës së mbyllur siç Report Tv mësoi, Spiropali pati Fatmir Xhafajn, i cili mësohet të jetë shprehur se mund të merren masa, por jo të ketë përjashtim

Në mbledhjen e organit më të lartë drejtues të Partisë Socialiste, Spiropali nuk pati mundësi të shpalosë idetë dhe platformat për mënyrën se si duhet të funksionojë selia rozë, por mësohet se ka replikuar për çdo gjë të shprehur karshi saj.

Përjashtimi i mundshëm nga partia i Elisa Spiropalit do të tkurrte numrat e mandateve të socialistëve në Kuvend, në 81 vota, kjo pas largimit të deputetes Marjana Koçeku si e pavarur. 84 votat për ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar, do garantohej vetëm nga 3 deputetët e socialdemokratëve të Tom Doshit.

Me largimin nga drejtimi politik i Tiranës, Erjon Veliaj mbetet kryetar i PS-së së Tiranës. Burime nga brenda asamblesë thanë se Rama e amnistoi nga përjashtimi me argumentin se “i ka duart e lidhura”, për shkak se ndodhet në paraburgim.

Jashtë partisë si anëtar, u kërkua të lidhet edhe Plarent Ndrecën, avokati i Erjon Veliajt.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Të Fundit
Ora 14:30
Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiropalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS (VIDEO)

Asambleja e PS është mbyllur pa një vendim për kërkesën e kryesocialisit Edi Rama për të hedhur në votim përjashtimin e Elisa Spiropalit. Mësohet se kërkesa nuk është hedhur fare në votim, ndërsa sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi konfirmoi pas mbledhjes se Spiropali është ende anëtare e PS.

Klosi: Prandaj janë diskutime të brendshme. Vendimmarrja ishte për miratimin e platformës ‘Këshilltari i bashkisë sime’, miratimin e procesit për të vazhduar fushatën elektorale në çdo cep të territorit.

Gazetarët: Do ta shqyrtoni në një moment të dytë? A është anëtare e PS, Elisa Spiropali?

Klosi: Po është anëtare e PS.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Historia e ekzekutimit të 22 vetave për “bombën” në ambasadën sovjetike: Disa ditë pas pushkatimit, sajuan letrat sikur ishte bërë gjyq, por Manol Konomi nuk e firmosi...
Previous article AKSIDENT TRAGJIK/ Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK/ Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK/ Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’…. Aktualitet

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’….

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT