• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AMERIKANËT VRASIN 11 PERSONA NË ANIJEN E DROGËS/ Trump: Në shënjestër anëtarët e bandës venezueliane
Home
Nderkombetare

AMERIKANËT VRASIN 11 PERSONA NË ANIJEN E DROGËS/ Trump: Në shënjestër anëtarët e bandës venezueliane

3 September, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump thotë se SHBA-ja ka kryer një sulm kundër një anijeje që transportonte drogë në jug të Karaibeve, duke vrarë 11 “narkoterroristë”. Ai postoi në mediat sociale se operacioni ushtarak amerikan i së martës kishte në shënjestër anëtarët e bandës venezueliane Tren de Aragua.

Trump tha se anija ndodhej në ujëra ndërkombëtare dhe po transportonte drogë të paligjshme me destinacion SHBA-në.

“Herët këtë mëngjes, me urdhër të mi, Forcat Ushtarake Amerikane kryen një sulm kinetik kundër narkoterroristëve të Tren de Aragua të identifikuar pozitivisht në zonën e përgjegjësisë së SOUTHCOM. Sulmi rezultoi në 11 terroristë të vrarë në aksion. Asnjë forcë amerikane nuk u lëndua në këtë sulm. Ju lutem, le të shërbejë kjo si njoftim për këdo që mendon të sjellë drogë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. KUJDES!”, shkroi Trump.

Postimi i tij u shoqërua nga një video ajrore e paqartë që tregonte një varkë me motor që ecte me shpejtësi nëpër ujëra të trazuara përpara se të shpërthente në flakë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministri i Komunikacionit i Venezuelës, Freddy Nanez, sugjeroi, pa prova, se videoja e ndarë nga Trump ishte krijuar me inteligjencë artificiale.

Administrata Trump ka shtuar presionin ushtarak dhe politik kundër presidentit Venezuelan Nicolas Maduro në javët e fundit, përfshirë një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për informacionin që do të çojë në arrestimin e tij për akuzat e trafikimit të drogës.

Maduro është zotuar se Venezuela do të luftojë çdo përpjekje për ndërhyrje ushtarake amerikane.

Që prej kthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar, administrata Trump ka cilësuar disa organizata të trafikut të drogës dhe grupe kriminale në Meksikë dhe gjetkë në Amerikën Latine si organizata terroriste.

Midis tyre janë Tren de Aragua dhe një grup tjetër venezuelian, “Karteli i Diejve”, për të cilin autoritetet amerikane pretendojnë se drejtohet nga Presidenti Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë qeveritarë, disa të nxjerrë nga shërbimet ushtarake ose të inteligjencës së vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E ARTUR BASHIMIT NË GREQI/ Kapet ekzekutori 27-vjeçar: U pagova 15 mijë euro! Urdhri erdhi nga burgu
Previous article I PARI I KËTOJ LLOJI NË SHQIPËRI/ Zbulohet në Bulqizë varri monumental i periudhës romake

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT