• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Britanikja shpërthen në lot jashtë gjykatës kur mësoi vendimin e ekstradimit
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Britanikja shpërthen në lot jashtë gjykatës kur mësoi vendimin e ekstradimit

27 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Britanikja Harriet Bridgeman ishte pjesë e rëndësishme e grupit të survejimit në vrasjen e Ardian Nikulajt prillin e vitit të shkuar. I vetmi imazh i saj deri më sot është ai i fiksuar nga kamerat e sigurisë të hotel Coral nën pronësinë e viktimës.

Kjo foto është shkrepur vetëm pak minuta pasi gjykata e Londrës, vendosi që ajo bashkë me dy britanikë të tjerë dhe shqiptarin Edmond Haxhia, të ekstradohen në Shqipëri, vendim që avokatët e tyre do ta apelojnë.

Menjëherë pas vendimit Bridgeman tejet e tensionuar, ka zbritur shkallët e gjykatës për të ndezur një cigare e bërë një telefonatë. E ndërsa gjykatësi Daniel Sternberg, lexonte vendimin ajo ka shpërthyer në lot e më pas është përqafuar nga të afërmit.

Ajo do të vijojë të jetë e lirë me kusht deri në përfundim të apelimit.

Top Channel ka zbuluar detaje të reja se si ajo bashkë me britanikët e tjerë mikpritjen e Ardian Nukulajt e përdorën kundër tij.

Një natë përpara vrasjes, ajo bashkë me dy britanikë të tjerë, po darkonin në restorantin Coral dhe nxori kartën e kreditit për të paguar.

Por, karta nuk i punonte. Atë moment, Ardiani i thotë kamerierit se s’ka problem dhe se do t’ia paguante ai darkën.

Bridgeman u afrua dhe falenderoi Ardianin, i cili po darkonte me bashkëshorten pak metra më tej.

Po ashtu, ata kërkuan ndihmën e tij në thirrjen e një taksie për të shkuar e vizituar Lezhën, taksi e cila u pagua po prej Ardianit.

“Ai donte që turistët në hotelin tonë të ndjeheshim si mos më mirë”, shprehet një prej familjarëve të viktimës duke theksuar se trajtimin prej tij si miq, ata ia shpërblyen duke kontribuar në çuarjen informacion killerit Ruben Saraiva.

Po ashtu, gjatë qëndrimit në Shëngjin, Harriet Bridgeman ka tentuar të miqësohet e të futet në muhabet me Ardian Nikulajn.

Sipas dokumenteve të gjykatës parë nga Top Channel, ajo është nënë e një fëmije të sëmurë, po ashtu vuan edhe vetë me sëmundje të shëndetit mendor. Sëmundjen e fëmijës dhe të sajën, avokatët i përdorën për të bllokuar ekstradimin. Sikurse për gjendjen e saj sollën në gjykatë edhe dy mjekë si ekspertë të pavarur.

Raportet dhe dëshmitë e tyre në gjykatë, nuk e bindën gjyqtarin Daniel Sternberg, i cili lejoi ekstradimin e saj drejt Shqipërisë./Top Channel

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ Në mesditë priten rebeshe shiu, ja sa shkojnë temperaturat
Previous article "DIPLOMACIA PARLAMENTARE, PËRPARËSI..."/ Spiropali takime me ambasadorët e Shqipërisë në Austri, Hungari, Këshillin e Evropës dhe Itali

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT