• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 40 VJEÇARES NGA ISH BASHKËSHORTI/ Motra: Mbesa thotë “babi ma ka çuar mamin te Zoti”
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E 40 VJEÇARES NGA ISH BASHKËSHORTI/ Motra: Mbesa thotë “babi ma ka çuar mamin te Zoti”

24 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Më 9 janar një breshëri plumbash i mori jetën një gruaje. Xhuliana Topalli, 40 vjeçe u vra nga partneri i saj Nikolin Hila, me të cilin ishte ndarë e bashkuar disa herë dhe ishin prindër të një vajze 5 vjeçe. Ngjarja ndodhi në fshatin Nënshat të Vaut të Dejës, teksa motivi dyshohet të jetë mospranimi nga ana e viktimës për t’u rikthyer me ish-partnerin e saj.

Në News24 gjatë një komunikimi me familjarët e të ndjerës, mësoi detaje nga momenti i ngjarjes, një ngjarje që ka ndodhur në sy të fëmijës 5 vjeç dhe prindërve të së ndjerës, madje ata pohuan se vajza ka ndërruar jetë në duar të nënës së saj.

Ky krim tronditi jo vetëm opinionin publik por gjithë banorët, si dhe në gjendje të rëndë psikologjike ndodhen familjarët e të ndjerës, kryesisht nëna e saj të cilës i ndërroi jetë në duar. Të shqetësuar familjarët edhe për vajzën 5-vjeçare e cila pa me sy atë që bëri babai i saj ndaj nënës. Asnjë psikolog deri më tani për vajzën. Ndërkohë që sot në studio ka ardhur rrëfimi i familjarëve të saj dhe autorit të krimit.

Motra e viktimës tha se motra kishte bashkëjetuar për 6 vite me Nikolin Hilën dhe prej 2-3 vitesh ishin ndarë dhe se ish-partneri vinte e merrte vajzën një herë në dy javë.

“Gjendja është shumë e rëndë në familjen time, prindërit e mi janë të tronditur. Ai ka ardhur ka kërkuar të marri vajzën, babi e ka nxjerr vajzën, po ai ka kërkuar motrën madje ka thënë se është veshur me një xhup të hollë. Në atë kohë del motra dhe ai i ka thënë pse doli babai dhe jo ti, dhe aty ka nxjerr automatikun dhe e ka shkrepur mbi trupin e motrës, ajo dha shpirt duke i shtrënguar gishtat mamit. Ky ishte momenti fundit të saj. Atë ditë ishte ora 4 e gjysmë pasdite, pasi vinte një  herë në dy tre javë dhe e merrte”, rrëfeu motra e viktimës.

Ajo tregoi edhe si ishin njohur dhe se ndarja kishte ardhur pas dhunës së vazhdueshme, por se çifti ishte bashkuar sërish pasi Hila kishte këmbëngulur duke i dërguar njerëz të ndryshëm për pajtim, madje dhe priftin. Dhunën sipas motrës së viktimës e ka parë dhe mbesa 5 vjeçe.

“Ata kanë bashkëjetuar 6 vite bashkë dhe po bëjnë rreth dy vite të ndarë nga kjo bashkëjetesë. Ata janë njohur me dashuri me njëri- tjetrin, dhe motra i ka treguar babit se është njohur me këtë djalë dhe se ka menduar ta prezantojë në familje. Babi e ka pranuar sepse çdo prind do të mirën e familjes. Ai në fillim ka kaluar shumë mirë, por pastaj motra nuk e denonconte dot sepse ai e kërcënonte se do vriste vëllain, i thoshte do të mbyt prindërit. Çdo natë e terrorizonte motrën sepse ai punonte me një furgon dhe shkonte lart e poshtë. Motra nuk dëshironte që të shkonte më tek ai person sepse mbi 4 herë ka ikur dhe është kthyer. Ai gjithmonë sillte njerëz të afërm, sillte priftin që t’i kërkonin motrës të kthehej përsëri në atë shtëpi. Ai nuk ka pasur marrëdhënie të mira me vajzën se ajo shikonte që ai e dhunonte në sy të saj. Vajza dhe motra jetonin në një shtëpi por ai edhe pse kishte vajzën prezent nuk pyeste. Motra i ka thënë se nëse do vajzën kur iku  nga shtëpia ta jap me mirëkuptim dhe nuk ka shkuar as në gjykatë as ka kërkuar kujdestarinë e saj sepse donte ta gjente me mirëkuptim. Atë natë ai i kërkoi motrës që të rikthehej në shtëpi sërish, motra nuk ka pranuar dhe e gjithë kjo ka ndodhur për 5 minuta. Deri tani nuk ka mburritur asnjë psikolog në shtëpi, vajza thotë gjatë  gjithë ditës që ‘babi ma ka çuar nënën te zoti’ vajzën e kemi çuar vetëm te prifti i zonës tonë, por është shumë keq”, tha motra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRE DOZA VAKSINE PËR TË HYRË NË KOSOVË/ Ministria del me sqarim: Lejohet dhe me...
Previous article PSE U HOQ QAFE BLEDAR MUÇA/ Klodiana Lala zbulon të pathënat e mikut të Çapjave: Ishte si një CD, nëse fliste apo dorëzonte diku pamjet…

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit Aktualitet

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT