• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRE DOZA VAKSINE PËR TË HYRË NË KOSOVË/ Ministria del me sqarim: Lejohet dhe me…
Home
Rajon

TRE DOZA VAKSINE PËR TË HYRË NË KOSOVË/ Ministria del me sqarim: Lejohet dhe me…

24 January, 2022 s.autor Rajon

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka dalë me një sqarim pas reagimeve të shumta nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut lidhur me masat e fundit kundër COVID-19, ku për të hyrë në Kosovë shtetasit e huaj duhet të paraqesin dëshminë e vaksinimit me tre doza të vaksinës.

MSH ka theksuar se vendimi nuk kërkon domosdoshmërisht dëshminë e vaksinimit me tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë, duke pasur gjithashtu mundësinë e hyrjes me dy doza bashkë me praninë e testit negativ RT PCR jo më të vjetër se 48 orë, rregull që është praktikuar edhe nga shtete te tjera.

“Vendimi parasheh lehtësim për ata me tri doza të vaksinës, për shkak të rrezikut dukshëm më të ulët për t’u infektuar, ndërsa shtetasit e Republikës së Kosovës mund të hyjnë në vend duke qenë të vaksinuar vetëm me dy doza, pa pasur nevojën e prezantimit të testit negativ RT PCR, dhe po ashtu edhe nëse nuk i kanë dy doza të vaksinës, por duke iu nënshtruar karantinimit shtëpiak për një periudhë prej shtatë ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në sqarim.

Sqarimi i plotë i MSH-së:
Të gjitha masat e ndërmarra kanë qenë rezultat i analizës së rregullt të situatës epidemiologjike në vend, konsultimeve me profesionistët shëndetësor dhe Komisionin këshill-dhënës lidhur me COVID-19, të cilat janë trajtuar në Komitetin për koordinim dhe vlerësim lidhur me COVID-19, ku përfaqësohen institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatës me COVID-19.

Vendimi nuk kërkon domosdoshmërisht dëshminë e vaksinimit me tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë, duke pasur gjithashtu mundësinë e hyrjes me dy doza bashkë me praninë e testit negativ RT PCR jo më të vjetër se 48 orë, rregull që është praktikuar edhe nga shtete te tjera.

Vendimi parasheh lehtësim për ata me tri doza të vaksinës, për shkak të rrezikut dukshëm më të ulët për t’u infektuar, derisa shtetasit e Republikës së Kosovës mund të hyjnë në vend duke qenë të vaksinuar vetëm me dy doza, pa pasur nevojën e prezantimit të testit negativ RT PCR, dhe po ashtu edhe nëse nuk i kanë dy doza të vaksinës, por duke iu nënshtruar karantinimit shtëpiak për një periudhë prej shtatë ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë rikujton se nga mesi i javës së kaluar Kosova ka parë një rritje të shpejtë të raste të COVID-19, duke shkuar deri në mbi 3.000 raste të reja në ditë, dhe kjo ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të pacientëve në spitale, ndërkaq shkalla e lartë e vaksinimit është thelbësore në mënyrë që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet, e në këtë drejtim të minimizojmë rastet e vdekjeve.

Duke pasur parasysh që vendimi për masat kundër COVID-19 vlen për periudhën deri me 04 Shkurt 2022, dhe se bazohet në vlerësimin e situatës së intensitetit të përhapjes dhe kapacitetit të sistemit shëndetësor për t’u përgjigjur, por duke i vlerësuar ato edhe nën dritën e efekteve të këtyre masave që mund të ketë në mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë dhe individëve.

Mekanizmat kundër COVID-19 do të monitorojnë në baza ditore situatën epidemiologjike lidhur me COVID-19 dhe deri në fundin e javës, institucionet tona do të mund të kenë një pasqyrë më gjithëpërfshirëse se cili ka qenë ndikimi i rritje së rasteve të COVID-19 në ngarkesën spitalore dhe në varësi të kësaj, si dhe të numrit të rasteve të reja gjatë ditëve në vijim, të gjitha masat do të mund të rishikohen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E ERGYS DASHIT/ Presidenti ndryshon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, dërgon 1,100 policë në…
Previous article VRASJA E 40 VJEÇARES NGA ISH BASHKËSHORTI/ Motra: Mbesa thotë "babi ma ka çuar mamin te Zoti"

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT